Foto ilustruese

Në Gramez të Fushë-Krujës është gjetur rreth orës 08.30 të mëngjesit një mjet i djegur.

Makina tip Benz, me portobagazh, është gjetur e djegur tërësisht dhe mjeti është pa targa. Policia ndodhet në vendngjarje dhe personi të cilit i përket nuk është identifikuar ende. Ndërkaq vijojnë hetimet.

Top Channel