Rikthehet antisemitizmi tradicional. Studimi: Termi “hebre”, tashmë për të ofenduar

11/04/2018 11:56

Antisemitizmi tradicional është rikthyer sipas një studimi të fundit global, që vëren se ndjenjat e pasigurisë janë të përhapura në mesin e hebrenjve europianë, si rezultat i rigjallërimit të ekstremit të djathtë dhe predikimeve të nxehta antizioniste në Islamin e majtë dhe radikal.

Vitin e kaluar, numri i incidenteve të dhunshme antisemite të regjistruara ra me rreth 9%, krahasuar me vitin 2016, dhe pothuajse 50% në krahasim me mesataren e viteve 2006-2014, por nga ana tjetër ka pasur një rritje të dukshme të ngacmimeve dhe abuzimeve sipas një sondazhi të realizuar nga “Kantori Center”.

Raporti nxjerr në pah një forcim të së djathtës ekstreme në disa qarqe europiane, të shoqëruar me slogane dhe simbole që sjellin në kujtesë vitet ’30 dhe “intensitetin e ndjenjave antihebreje të shprehura në mënyra të ndryshme, sidomos në protestat e rrugës”.

Sipas hartuesve të tij, kjo mund të shpjegojë një mospërputhje mes niveleve të frikës ndërmjet hebrenjve europianë dhe numrit aktual të incidenteve.

“Shprehjet e antisemitizmit klasik tradicional janë rikthyer”, thuhet aty, ndërsa sillet si shembull fakti që termi “hebre” është kthyer sot në një fjalë që përdoret për të ofenduar.

Top Channel