KPK: Trezhnjeva ka fshehur pasurinë. Gjyqtari: Nuk është llogaritur ’81-‘94

11/04/2018 10:21

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore me gjyqtarin e apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva deklaroi se ai ka fshehur pasurinë dhe se deklarimi që ka bërë nuk përputhet.

Vetë Trezhnjeva në përfundim të seancës tha se nuk i është llogaritur pasuria e krijuar mes viteve 1981-1994.

“Bashkë me bashkëshorten dhe vajzën kam 75 vjet punë dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. Është periudha që nuk është përgatitur nga ‘81 deri në ‘94”, tha ai për median.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme, ndërkohë që vendimi do të merret të premten në orën 13.00.

Top Channel