Festa e “çmendur” e lojtarëve të Romës, pas kualifikimit historik – VIDEO

11/04/2018 01:08

Një triumf mëse i meritur nga një skuadër që besoi nga fillimi deri në sekondën e fundit edhe pse kishte pësuar 4 gola në ndeshjen e parë.

Pas vërshëllimës finale të arbitrit, e gjithë Roma, por jo vetëm ishte në festë për atë fitore 3-0 ndaj Barcelonës.Lojtarët festuan me tifozët, por festa më e madhe për ta është zhvilluar në dhomat e zhveshjes.

Radja Nainggolan derdhi shumë djersë gjatë ndeshjes, por kishte ende për të dhënë në dhomat e zhveshjes.Gjithçka që ndodhi ai e ndau edhe me fansat e tij të “Instagramit”. Me anë të një video live, belgo tregoi atmosferën e çmendur në dhomën e zhveshjes pas fitores ndaj Barçës.

Top Channel