Festa në kryeqytetin italian deri në mëngjesin e kësaj të mërkure për kualifikimin e pabesueshëm të Romës në dëm të Barcelonës, ka shtyrë tifozët e apenineve të mendojnë se Seria A do të rifitojë shkallët e humbura në futbollin kontinental. Me reformën e kupave europiane dhe Championsin e ri, Italia do të fitojë një vend në garat ndërkombëtare.

Serie A do të dërgojë sezonin tjetër 7 ekipe në dy turnetë e UEFA-s, por ka një mundësi teorike, në një skenar të bukur, por të kushtëzuar që të jenë plot 5 italiane në Champions, të gjithë në fazën e grupeve.

Liga e Re e kampioneve parashikon 4 vende fikse në grupe dhe pa Play off, për secilin nga 4 kampionatet me renditjen më të mirë europiane. Praktikisht në këtë pikë të sezonit janë Spanja, Anglia, Italia dhe Gjermania. Por nëse Lazio arrin të fitojë Europa Ligën, do të ketë akses direkt në grupet e Champions për sezonin e ardhshëm edhe nëse nuk ia lejon renditja e Serisë A.

Kështu, Italia do të gjendej në turneun elitar me 5 ekipe të gjithë në grupe, hipotetikisht Juve, Napoli, Roma e Inter, si dhe Lazio nga një portë shtesë. Ka një mundësi tjetër të komplikuar që në Europa Ligë të jenë 3 ekipe, por me këtë skenar, Lazio duhet të fitojë Europa Ligën, dhe thuajse të mos fitojë më pikë deri në fund të sezonit. Kështu romanët do të renditeshin poshtë vendit të shtatë në serinë A, dhe do t’i gëzoheshin triumfit kombëtar.

Top Channel