Edhe në Vlorë pak biznese iu përgjigjën protestës në të gjithë vendin për mbylljen e dyqaneve për një orë, kundër taksës së TVSH-së.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, edhe ato pak dyqane që janë mbyllur kishin frikë të prononcoheshin.

Mbyllja e dyqaneve ka qënë kryesisht në rrugët dytësore të qytetit të Vlorës, ndërsa bulevardi kryesor të gjitha dyqanet kanë qënë të hapura dhe nuk kanë protestuar për taksën shtesë.

Top Channel