Dhe në Fier rreth 100 subjekte tregtare në pedonalen e re kanë ulur qepenat për rreth një orë duke u solidarizuar me thirrjen për protestën ndaj skemës së TVSH.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel në Fier, Shpëtim Cane, ata thonë se taksa është e papërballueshme. Tregtarët kërkojnë heqjen e kësaj takse, pasi edhe pa vendosjen e saj bizneset e tyre ishin drejt falimentit.

Protesta e tregtarëve do të vazhdojë ditën e hënë përpara prefekturës së Fierit.

Top Channel