Anthony Martial ka refuzuar propozimin e Manchester United për rinovimin e kontratës, i revoltuar për numrin e pakët të ndeshjeve që ka luajtur gjatë këtij sezoni. Në garë për të tani është Juventus, që e sheh si një përforcim të mirë për sulmin.

Martial ka gjetur gjithnjë e më pak hapësira, kur në skuadër mbërriti Alexis Sanchez, që duket një pikë fikse në formacion. Martial ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, por në pjesën më të madhe të ndeshjeve ai është alternuar me Rashford, një tjetër i pakënaqur në radhët e Manchester United, që me shumë gjasa do të kërkojë një klub të ri këtë verë.

Përveç Juventusit, janë edhe Tottenham, Atletico Madrid dhe PSg të interesuara për Martial. 22 vjeçari ishte shumë pranë largimit në verë, kur Interi insistoi ta ndërronte me Perisic. Mourinho ndërkohë është shprehur se nuk ka ndërmend të blejë të tjetër sulmues në verë, edhe pse prej kohësh tundohet nga ideja e afrimit të Gareth Bale dhe të brazilianit të Chelsea, Willian.

Top Channel