Roma “përballë” Everestit, Di Francesco: Na duhet mrekulli

10/04/2018 17:17

Mbrëmjen e sotme, Romës në “Olimpico” i duhet të “ngjisë” Everestin për të kaluar në gjysmëfinale. Kështu është konsideruar nga trajneri Di Francesco përmbysja e rezultatit 4-1, të humbjes në “Camp Nou” nga Barcelona.

“Për të kaluar më tej na duhet një mrekulli dhe ne besojmë në to”, shton Di Francesco edhe pse në historinë e futbollit përmbysje të rezultateve të tilla janë të pakta.

Në Champions League ka ndodhur vetëm dy herë, Deportivo përmbysi Milanin në sezonin 2003/2004 dhe Barcelona Paris SG në sezonin e shkuar. “Ky nivel që ka sot Barcelona është ndërtuar prej vitesh dhe kjo është forca e kësaj skuadre”, ka deklaruar trajneri i katalanasve Ernesto Valverde.

Top Channel