Yulia lë spitalin; babai i saj përmirësohet me shpejtësi

10/04/2018 09:25

Yulia, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripalit është jashtë rrezikut për jetën dhe plotësisht e shëndetshme.

BBC raporton këtë të martë se 33-vjeçarja ka lënë spitalin e Salisburyt dhe është shoqëruar në një vendndodhje sekrete, ku do të qëndrojë deri në zbardhjen e hetimeve për të kuptuar se çfarë ndodhi 4 marsin e kaluar, kur ajo dhe babai i saj u plasën në tokë si pasojë e një sulmi me agjent nervor.

Ndërkohë, babai i saj mbetet ende në spital. Autoritetet britanike thonë se gjendja e tij po përmirësohet shpejt dhe se edhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën tashmë.

Rasti i Sergei dhe Yulia Skripalit tensionoi edhe më tej raportet mes Perëndimit dhe Moskës. Londra drejtoi qysh në fillim gishtin nga Rusia si autore e këtij sulmi me agjent nervor, ndërsa vetë Kremlini e mohoi këtë akuzë duke akuzuar britanikët se e shpikën për të justifikuar dëbimin e diplomatëve rusë nga Londra.

Top Channel