Aleksandër Vuçiç do të vizitojë sërish Berlinin, ku do të ketë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zyra e shtypit e kancelares gjermane thotë se vizita e Presidentit serb në Berlin do të kryhet më 13 prill. Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe Kosova, ku sipas mediave në Beograd, Vuçiç pritet t’i propozojë Merkelit një plan për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.

Vizita e Vuçiç në Berlin është e dyta brenda dy muajve, pas vizitës së kryer në fund të muajit shkurt.

Serbia kërkon mbështetjen e Berlinit në rrugën e vet për anëtarësimin në BE, por vetë Berlini ja ka bërë disa herë të qartë përmes deklaratave të zyrtarëve të lartë se rruga e integrimit kalon nga Prishtina.

Kjo do të thotë se avancimi i mëtejshëm i Serbisë do të varet plotësisht nga zgjidhja ose jo e mosmarrëveshjeve me Kosovën.

Top Channel