Meksika kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, urdhëron rishikim të marrëveshjeve

10/04/2018 05:33

Dërgimi i Gardës Kombëtare në kufirin jugor të Amerikës me Meksikën, për të parandaluar emigracionin klandestin, ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i parë i Meksikës.

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka urdhëruar të hënën anëtarët e kabinetit të tij që të procedojnë me një rishikim të detajuar të marrëveshjeve që vendi i tij ka me Shtetet e Bashkuara.

Pak ditë më parë jo vetëm Nieto, por edhe veteranë të ushtrisë amerikane kritikuan planin në fjalë, me argumentin se do të përbënte një akt armiqësor ndaj një vendi mik.

Edhe Barack Obama, pak para se të linte Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi Trump që të mos përdorte dorë të hekurt ndaj Meksikës për faktin se bëhet fjalë për një nga partnerët tregtarë kryesorë të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel