I zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij por edhe i ngarkuar psikologjikisht nga momenti i dobët i Flamurtarit në kampionat, trajneri Shpëtim Duro në emisionin Gol pas Goli në Supersport nuk kishte shumë për të thënë për sfidën e humbur me shifrat 0-3 ndaj Flamurtarit.

“Jam shumë i ngarkuar dhe nuk kam fjalë për ta analizuar këtë ndeshje. Të fillosh ndeshjen me rezultatin 0-2 ndaj një skuadre si Skënderbeu është shumë e vështirë të reagosh. Në fundin e pjesës së parë motivova skuadrën por goli i tretë në fillimin e pjesës së dytë në preu krahët, pasi çdo gjë mbaroi. E dija që na priste një ndeshje shumë e vështirë. Megjithatë mendova se fitorja para 5 ditëve do të na jepte një tjetër shtysë por skuadra sot gaboi shumë dhe u ndëshkuam”, shprehet ai.

E ka të vështirë Duro të shprehet edhe për të ardhmen e tij.

“Në këto momente që po më pyesni nuk mendoj as për Kupën, as për trofeun dhe as për kampionatin. Pas ndeshjes me Kukësi unë doja të largohesha por konfirmimi im në stol erdhi nga administratori Sinan Idrizi, në këto momente nuk mund të flas për të ardhmen time”, tha Duro.

Për golin e parë të James, trajneri i Flamurtarit nuk ka dyshime që ishte në pozicion jashtë loje.

“Nëse goli i James do ishte anuluar pasi duket qartë që ishte në pozicion jashtë loje por ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë”, tha Duro.

Top Channel