Banorët e një lagjeje në Bulqizë janë zgjuar pa energji elektrike. 100 metra kabëll të vjedhura gjatë natës lanë pa drita 45 familje dhe policia nuk ka rënë ende në gurmë të hajdutëve.

“Njoftova sapo më thanë abonentët. Defekti do të riparohet patjetër”, thotë zyrtari i OSHEE-së.

OSHEE po punon për t’i rikthyer energjinë lagjes “Gjeologu”, ku u vodh përcjellësi tre fazor i rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Top Channel