“Mosbindja civile duket një term i ashpër”. Edhe pse duke e njohur si të ashpër mosbindjen civile, si një lëvizje që nuk e njeh shtetin, agroambientalisti Agron Duka thotë se të paktën në dy raste qytetarët po tregojnë se kundërshtimi i tyre ndaj qeverisë është i duhuri.

“Fakti i tërheqjes së qeverisë do të thotë se në Rrugën e Kombit patën të drejtë njerëzit. Nuk është e thënë që të mos kenë të drejtë në rastin e biznesit të vogël apo në të ardhmen. Opozita në fund të fundit këtë detyrë ka, madje është një hap mbrapa lëvizjes popullore”, shprehet Agron Duka.

Në një aspekt nuk i kursen tonet pozitive ndaj qeverisë,e cila sipas tij ka kthyer vëmendjen tek fermerët për formalizimin dhe mbështetjen e tyre. Por Duka thotë se dhe në këtë fushë skema e qeverisë nuk është e duhura.

“Ka pasur gjithsej 5 mijë e disa aplikime nga rreth 350 mijë apo 400 mijë fermerë dhe do të thotë se ka shumë pak. Unë nuk jam për këtë lloj skeme. Çdo njeri që merret me bujqësi dhe me blegtori duhet të subvencionohet direkt. Vetëm kështu mund të kemi një hap përpara në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe fshatit në përgjithësi.

Sipas Dukës, vetëm në këtë mënyrë fshati shqiptar do të zhvillohej. Rast suksesi sipas tij është Maqedonia që ka vite që e përdor subvencionimin e drejtpërdrejtë për fermerët.

Top Channel