Duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi me Viktor Orban, Lulzim Basha uron të djathtën hungareze për fitimin e një tjetër mandati në vend.

“Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie”, shkruan Basha.

Kreu i Partisë Demokratike e cilëson këtë fitore domethënëse për familjen politike të PD-së.

“Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike”, shton ai.

Top Channel