Një aksident i tmerrshëm, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka ndodhur në Grimsby të Anglisë.

Një makinë tip “Peugeot” po lëvizte tej normave të lejuara dhe është përplasur me 4 automjete të tjera të parkuara.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë nga ky aksident është veprimi i drejtuesit të makinës, i cili sapo makina e tij ka ndaluar, ka vrapuar të telefonojë policisë, duke i thënë se i kanë vjedhur automjetin.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, duke qartë drejtuesi i makinës James Baker, i cili vrapon të telefonojë policinë, ndërsa vetëm pak më pas dalin nga makina dhe largohen nga vendi i ngjarjes edhe dy pasagjerë.

Ai i tha policisë se makinën ja kishin vjedhur në garazh, por ADN-ja në airbag e tradhtoi atë.

Baker u shpall fajtor për aksidentin një vit më pas nga ngjarja, duke u gjobitur me 240 paund, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për dy vite. Gjithashtu, ai u detyrua të paguajë edhe 500 euro dëmin e shkaktuar.

Top Channel