Indi, autobusi bie në greminë, vdesin 27 fëmijë

09/04/2018 23:07

Të paktën 30 persona, ku pjesa më e madhe ishin fëmijë, kanë ndërruar jetë pasi një autobus i shkollës është rrëzuar në një greminë në një rajon malor në Indi.

Incidenti ka ndodhur në pjesën veriore të Himachal Pradesh. “Autobusi ka rënë në një greminë 61 metra të thellë, duke lënë të vdekur 27 nxënës, dy mësues dhe drejtuesin e mjetit”, ka njoftuar polici lokal, Santosh Patyal për agjencinë e lajmeve AFP.

Autoritetet e rajonit indian kanë bërë thirrje për nisjen e një hetimi pas këtij incidenti.

Top Channel