12:38
Operohet mekaniku i Ferrarit: Faleminderit për mbështetjen!
Nata kaloi, e bashkë me të edhe frika. Francesco Cigarini, mekaniku i Ferrarit që u godit nga Raikkonen gjatë atij “pit stop”-i fatkeq të Çmimit të Madh të Bahreinit, në të cilin pësoi fraktura në të dyja kockat e këmbës, poshtë gjurit, është operuar në një spital të Manamas dhe është shfaqur i buzëqeshur në një foto të publikuar prej tij në “Instagram”.