“Lule të bukura ka Tirana”, zbukurohen lulishtet e kryeqytetit

09/04/2018 10:41

Në çdo lulishte për çdo ditë mund të shihni punonjëset e bashkisë së Tiranës të cilat kujdesen dhe i mirëmbajnë, duke bërë të mundur që kushdo që vendos të çlodhet, të shijojë jo vetëm bukurinë, por të vlerësojë edhe pastërtinë.

Me ardhjen e pranverës, Bashkia ka filluar rehabilitimin e të gjitha lulishteve të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve shumë ngjyrëshe që po mbillen çdo ditë.
Lulishteve nuk mund t’i mungojë as krasitja dekorative, gjë e cila ia shton më shumë bukurinë përmes formave artistike që marrin bimët nga duart e mjeshtreve të ndërmarrjes Nr.1.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel