Një 27-vjeçar nga Gjormi i Vlorës u arrestua si autor i tentativës për të djegur me një shishe me benzinë klinikën e një mjeku gjinekolog.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Shisha ra te shkallët dhe nuk shkaktoi asnjë dëm. Mjeku gjinekolog Bejkush Shehaj thotë se është përndjekur, e kërcënuar nga i njëjti person në disa raste. Ai ka tentuar edhe ta qëllojë me thikë. Arsyen e tregon vetë mjeku: “Është hera e tretë që ndodh kjo ngjarje dhe ka të bëjë me një lindje, ku bebi ka vdekur në reanimacion pas 2 apo 3 orësh. Me një diagnozë shumë të rrallë në të gjithë botën, emboli amiotike. Është e pamundur të reanimohet. Pas dy muajsh që i ka ndodhur së motrës, ka ardhur më ka kërcënuar, madje edhe më ka goditur mes pacientëve të tjerë”, thotë mjeku Bejkush Shehaj.

Sipas mjekut, i riu ka probleme mendore, pas ndalimeve nga policia ai thotë se i riu është liruar dhe ka përsëritur kërcënimet.

Top Channel