Nëntë problemet që kanë njerëzit e gjatë kur bëjnë shopping…

09/04/2018 09:39

Femrat dhe meshkujt që janë dukshëm më të gjatë sesa të tjerët kanë disa probleme të përbashkëta kur bëhet fjalë për të bërë shopping dhe për të blerë veshjet e duhura.

1- Shumica e pantallonave në dyqane u rrinë të shkurtra tek kyçi i këmbëve
2- Xhinset e grisura, asnjëherë nuk i kanë të grisurat në vendin e duhur (p.sh tek gjuri)
3- Çizmet mbi gju, rrallëherë u mbulojnë gjunjët femrave
4- Fustanet e shkurtër më shumë ngjajnë si bluza ose këmisha
5- Veshjet oversize, zakonisht u rrinë keq tek pjesë e këmbëve, duket sikur notojnë në to sepse njerëzit shumë të gjatë përgjithësisht janë të hollë
6- Këpucët u rrinë të vogla, dhe jumpsuits po ashtu nuk iu përshtaten në trup
7- Rrobaqepësi nuk është zgjedhje por domosdoshmëri
8- Mëngët e xhaketave, nuk janë mjaftueshëm të gjata
9- Është e vështirë të porosisin online, madje zhgënjehen edhe kur në dyqane ka sesione të posaçme për personat e gjatë…

Top Channel