E plotë/ Rama prezanton paketën anti-dhunë, kryeministri: Kush thyen paguan, selia e PD u kthye në strehim për dhunuesit
Aktori Alfred Trebicka ishte i ftuar në Grida Duma Podcast, ku foli për protestën e të rinjve, raportin mes brezave, rolin e artit në shoqëri dhe reagimin e qeverisë ndaj studentëve.
Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe duke iu referuar përvojës së tij personale e artistike, Trebicka ndau qëndrimet e tij për një brez që, sipas tij, po shpreh hapur pakënaqësinë dhe kërkesën për ndryshim.
“Janë shpirtra të vrarë”, u shpreh aktori, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si shoqëria dhe institucionet po i përgjigjen të rinjve. Gjatë bisedës me Grida Dumën, Trebicka kritikoi ashpërsinë ndaj të rinjve dhe ngriti pyetjen se përse përdoret dhuna, kur ekzistojnë edhe mekanizma të tjerë ligjorë për të menaxhuar situatat e konfliktit.
“Si mund të godasin 15 policë dy të rinj?”, ishte një nga pyetjet e tij, ndërsa aktori e vuri theksin te mënyra se si trajtohen studentët që protestojnë.
Trebicka foli edhe për atmosferën në Tiranë gjatë protestave, duke e krahasuar atë me situata të përjetuara në Kili dhe duke treguar se kishte ndier efektet e gazit lotsjellës. Në këndvështrimin e tij, ajo që po ndodh nuk mund të kuptohet vetëm si një përplasje e momentit, por duhet parë edhe përmes raportit mes pushtetit, shoqërisë dhe brezit të ri.
Top Channel