Sofia Vergara në një lidhje me këngëtarin 15 vite më të vogël? Foto që nxiti thashethemet për një romancë të re

27/10/2026 20:33

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së bashku gjatë një darke në Los Angeles. Megjithatë, sipas një burimi pranë tyre, bëhej fjalë thjesht për një takim mes miqsh.

Të dielën, më 25 tetor, TMZ publikoi fotografi nga darka ku morën pjesë Reynolds, 39 vjeç, Vergara, 54 vjeçe, dhe dy miq të tjerë, mes tyre edhe Anastasia Soare.

Në një moment, aktorja dhe këngëtari duket se prekën duart, duke nxitur interesin e mediave për marrëdhënien mes tyre. Megjithatë, një burim i tha revistës “People” se ishte thjesht “një darkë miqësore në grup”.

Dalja e përbashkët e Vergara-s dhe Reynolds vjen disa javë pasi një burim i tha “People” se këngëtari dhe aktorja Minka Kelly i kishin dhënë fund lidhjes së tyre katërvjeçare.

Sipas burimit pranë çiftit, ndarja kishte ndodhur së fundmi. Ata u shfaqën për herë të fundit së bashku publikisht në maj të vitit 2026, kur morën pjesë në ceremoninë e galasë së Muzeut të Artit Bashkëkohor (MOCA) në Los Angeles. Çifti ishte parë për herë të parë së bashku në vjeshtën e vitit 2022, gjatë një darke në të njëjtin qytet.

Edhe jeta sentimentale e aktores kolumbiane ka qenë në qendër të vëmendjes. Vergara dhe ish-bashkëshorti i saj, Joe Manganiello, u ndanë në vitin 2023, pas shtatë vitesh martesë.

Në janar të vitit 2025, aktorja la të kuptohej se ishte ndarë edhe nga kirurgu ortoped Justin Saliman. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globes, ajo i tha emisionit Access Hollywood se për vitin e ri po dëshironte “shëndet, para dhe një të dashur”.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se mes Vergara-s dhe Reynolds ekziston një marrëdhënie romantike.

Top Channel