Tre persona janë vënë në pranga për dhunë në familje në Elbasan. Sipas policisë të tre personat të cilët tashmë janë pas hekurave, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të tyre.

Rasti i parë është shënuar në Godolesh të Elbasanit, ku Besnik Bardhi,46 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten e tij F.B., 44 vjeçe.

Ndërsa në Gjinar, Kujtim Sadiku, 52 vjeç, për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të shoqen, B. Sadiku, 54 vjeçe.

Rasti i tretë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ku Astrit Qyra, 45 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, E. D., 68 vjeçe. Madje gjatë shoqërimit në komisariat, 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Top Channel