Aksidenti tragjik në Kanada/ “Ky është makthi më i keq i çdo prindi”

08/04/2018 17:44

Të paktën 15 persona u raportuan të vdekur pas masakrës kur një kamion dhe një autobus, në të cilin ndodhej një skuadër kanadeze e hokejit të të rinjve, u përplasën mbrëmjen e të premtes në Kanada.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau tha në një deklaratë të premten se ky “është makthi më i keq i çdo prindi”.

Më shumë se 2.5 milionë dollarë janë mbledhur në një kohë kaq të shkurtër në një faqe të hapur online për t’i ardhur në ndihmë familjeve të viktimave.

Humboldt Broncos po udhëtonte në autostradën 35 në veri të Tisdale, në provincën Saskatchevan. Policia kanadeze tha se 28 persona ndodheshin në autobus, 15 prej të cilëve kanë humbur jetën, përfshirë dhe shoferin. 13 personat e tjerë në bord janë dërguar në spital, dy janë në gjendje kritike.

The Humboldt Broncos, që luajnë në ligën e të rinjve, po udhëtonin për një ndeshje play-off kundër Nipaëin Haëks. Pjesëtarët e saj janë të gjithë të moshës mes 16 dhe 21 vjeç.

Top Channel