Tre pjesëtarë të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti, teksa ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të fshatit Varibop, në aksin rrugor Levan- Tepelenë, ku mjeti tip “Suzuki” ka rënë në kanal.

Makina tip Suzuki ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke rënë më pas në një kanal me ujë. Policia beson se aksidenti ka ndodhur gjatë natës dhe se vdekja e 3 personave është shkaktuar nga mbytja në ujë.

32-vjeçari Fisnik Murataj, e fejuara e tij franceze Noza Ahamout (34 vjeç) si dhe kushëriri i Fisnikut, 30-vjeçari Agustin Murataj, po ktheheshin nga dasma e vëllait të drejtuesit të mjetit.

Policia dyshon se mjeti ka dalë jashtë rruge për shkak të pakujdesisë së drejtuesit.

 

FOTO GALERI
1/3
Fisnik Murataj

Top Channel