Zjarri në kullën “Trump”, viktima mik me artistin e famshëm

08/04/2018 13:49

Një shit-blerës veprash të artit humbi jetën nga zjarri që përfshiu katin e 50-të të kullës “Trump” në Nju Jork, prej të cilit mbetën të lënduar edhe 4 zjarrfikës.

67-vjeçari Todd Brassner, ish-mik sipas disa mediave i artistit të famshëm Andy Warhol, vdiq në spital.

Brassner e kishte blerë apartamentin luksoz në 1996. Përpara tre vjetësh, ai kishte paraqitur kërkesën për falimentim dhe në dokumentet shoqëruese thuhet se banesa kapte një vlere prej $2.5million dollarësh.

Sipas kreut të Departamentit të Zjarrfikësve në Nju Jork, apartamenti nuk kishte sistem kundër zjarrit.

Vetë presidenti Trump, që në këtë kullë ka njërën prej shtëpive të tij dhe një zyrë, nuk ndodhej atje në ato momente. Së bashku me të shoqen Melania dhe të birin Barron, ai ishte në Washington DC.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi përmes Twitter”-it ndërhyrjen e zjarrfikësve e tha se qiellgërvishtësi është i ndërtuar mirë, por nuk e përmendi rezidentin e vdekur.

Top Channel