E premte, 25 Shtator 2026
15:22
Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025

Pas vitesh rritje të shpejtë shifrash, turizmi shqiptar duket se po hyn në një fazë tjetër, atë të ngadalësimit.

15:18
FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

15:17
Atentati në Sarandë, TCH siguron videon ekskluzive/ Ja momenti kur ekzekutohet “Tani i Ruzhdiut”

Top Channel siguron videon ekskluzive të atentatit ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”.

15:14
Reforma Territoriale/ PD depoziton draftligjin, propozon 100 bashki dhe 12 qarqe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftligjin për ndarjen administrativo-territoriale të vendit, duke propozuar që Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe.

15:14
Maran ndez debutimin: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nesër nis zyrtarisht aventura e Rolando Maran në stolin e Kombëtares shqiptare. Përballë do të jetë Bjellorusia, një kundërshtar që vjen pas një serie prej gjashtë ndeshjesh radhazi me rezultate pozitive, por trajneri italian kërkon që kjo të shërbejë vetëm si një motivim shtesë për skuadrën kuqezi.

15:08
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllohet në këmbë pranë Zogut të Zi

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, pranë zonës së Zogut të Zi. Një person ka mbërritur në spital me dëmtime në këmbë, të dyshuara si të shkaktuara nga arma e zjarrit.

15:07
Gjimshiti para Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë, përpara mediave doli edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

15:02
Tensione me djalin 20-vjeçar? Melania Trump rrëfen detaje të rralla për marrëdhënien e tyre: Ndonjëherë është i lumtur që unë të merrem me punët e mia

Melania Trump ka bërë një rrëfim të rrallë për marrëdhënien me djalin e saj, Barron Trump, duke lënë të kuptohet se koha e kaluar së bashku është bërë gjithnjë e më e kufizuar.

14:45
EMRAT/ Përplasen dy automjete në hyrje të Sarandës, një person dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gajdar–Sarandë, në hyrje të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

14:26
Botërori i MotoGP/ Prezantohet kalendari 2027, debutojnë Buenos Aires dhe Adelaide

Ashtu siç ishte paralajmëruar këtë të premte u zbulua, edhe pse në versionin provizor, kalendari i Botërorit të MotoGP për vitin 2027.

14:26
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”/ Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës për videon virale ku u përfshi

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur me incidentin ku u përfshi në ditët e fundit të korrikut 2026, pamjet e të cilit u bënë virale gjatë ditës së sotme. Shahini ka dhënë versionin e tij për rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

14:25
Zbulimi tronditës në një varrezë mesjetare në Itali, nëna gjendet e përqafuar me fëmijën e saj

Një zbulim arkeologjik i rrallë dhe veçanërisht prekës është bërë gjatë gërmimeve në zonën e Sipontos, pranë Manfredonias, në provincën e Foggias, ku arkeologët kanë zbuluar një varrezë mesjetare që daton nga shekujt XII–XIII.

14:21
Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” në Sarandë, TCh siguron fotot e autorëve, shfaqen me kokore dhe…

Top Channel ka siguruar ekskluzivisht pamjet e autorëve të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ekzekutuar pak ditë më parë në Sarandë.

14:21
Mori pjesë në protestën kundër Netanyahut pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, arrestohet aktorja Susan Sarandon

Qindra protestues, mes tyre aktorë dhe politikanë të njohur, u mblodhën pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ndodhej në qytet për të mbajtur një fjalim.

14:12
“Raportet tona, kurrë më të mira”, Trump i dhuron Xi Jinping një shqiponjë të SHBA-së

Një banket madhështor u shtrua në Shtëpinë e Bardhë në nder të presidentit kinez Xi Jinping. Të dy liderët shfrytëzuan atmosferën e ngrohtë festive të mbrëmjes për të lëvduar raportin e tyre, teksa e përshkruan takimin si një kapitull të ri miqësie mes dy vendeve.

14:08
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes së Qendrës së Emergjencës të prezantuar sot në Tiranë.

14:07
Catherine Zeta-Jones uron bashkëshortin Michael Douglas për ditëlindje me një foto romantike, aktorja: Të dua

Catherine Zeta-Jones ka uruar publikisht bashkëshortin e saj, Michael Douglas, me rastin e ditëlindjes së tij të 82-të, duke ndarë në rrjetet sociale një foto romantike të çiftit.

14:04
Chris Horner jep mesazhin në Maranello: Do të kthehesha në Formula 1 vetëm për Ferrarin

Christian Horner ishte ai që drejtoi Red Bullin për shumë kohë dhe bëri që kjo skuderi të dominojë në Botërorin e Formula 1, por që nga sezoni i kaluar ai është detyruar ta shohë veten thjesht si një spektator i këtij kampionati.

14:03
Zhdukja e adoleshentes pa asnjë gjurmë/ Del emri i tretë në hetim, rrëfimi për telefonatën misterioze të vitit 1983

Një emër tjetër është shfaqur në hetimin e ri të Prokurorisë së Romës për zhdukjen e Emanuela Orlandit, rastit të bujshëm që prej më shumë se katër dekadash mbetet i pazbardhur.

13:57
Polemika rreth librit për Princeshën Diana, i vëllai hedh akuza ndaj Mbretit Charles. Reagon Pallati Mbretëror

Polemika të forta po rrethojnë librin e Charles Spencer, vëllait të Princeshës Diana, përpara publikimit të tij.

13:45
Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve

Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mundësojnë pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit.

13:40
“Bëra gabim që qëllova me shishe”/ Delina Fico zbulon për “Shqipëria Live” se çfarë ndodhi në incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka qenë “viktima” e radhës e protestuesve në Tiranë, të cilët i kanë shkuar në kafe me thirrjet: “Burg!”, “Burg!”, “O hajdut”.

13:39
Zjarr i madh në një traget pranë Mykonos, evakuohen 29 persona/ Flakët nisën nga një kamion

Një zjarr i madh shpërtheu të premten në tragetin Ro-Ro BLUE CARRIER 2, ndërsa lundronte në veri të Mykonosit dhe në lindje të Androsit, në Greqi.

13:37
Kombëtarja U19/ Dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë, trajneri Tafaj grumbullon 22 futbollistë

Kombëtarja shqiptare U 19 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë më 30 shtator dhe 2 tetor në stadiumin e Vorës.

13:36
Zjarr në një banesë në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr. 1 të Sarandës, ndërsa dy të moshuar kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksisë.

13:34
Sherr me sende të forta në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes tyre dy vëllezër

Katër persona, mes tyre dy vëllezër, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta në rrugën “Thoma Kalefi”.

13:33
Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra spitalore në vend është anuluar nga autoriteti kontraktor.

13:29
Sherr me shkopinj bejsbolli mes të miturve në Yzberisht, policia parandalon përplasjen dhe procedon penalisht 23 persona

Një konflikt i përmasave të mëdha mes të miturve është parandaluar në Yzberisht të Tiranës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

13:25
Greqia po kthen trurin/ Përmirësimi i ekonomisë, kthehen grekët e kualifikuar që emigruan në Gjermani

Greqia po përpiqet të bindë qytetarët e saj, veçanërisht profesionistët e kualifikuar, të kthehen në vend. Që nga viti 2010, më shumë se gjysmë milioni grekë janë larguar jashtë vendit, shumica drejt Gjermanisë, duke krijuar një humbje të konsiderueshme të fuqisë punëtore të kualifikuar.

13:25
Ish futbollisti i Zvicrës i del në krah Xhakës: Duhet të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit nëse…

Granit Xhaka në ditët e fundit ka qenë në vorbullën e polemikave pas hetimeve ndaj tij në lidhje me çertifikatën e vaksinimit ndaj Covid 19. Mesfushori pranoi se kishte blerë një çertifikatë të tillë dhe pas një akordi me Federatën Zvicerane u vendos që ai të qëndronte jashtë skuadre në ndeshjet e Nations League.

13:18
Alarm në detin Egje/ Përfshihet nga zjarri një traget, evakuohen 29 persona

Një zjarr ka përfshirë të premten tragetin e mallrave BLUE CARRIER 2, të tipit Ro-Ro, teksa lundronte në veri të Mykonosit dhe në lindje të Andros, në detin Egje.

13:14
Detaje nga përplasja në rrugët e Durrësit/ Pronari i hotelit që u shemb gjatë tërmetit goditi shefin e komisariatit, si u mbyll ngjarja pa denoncim

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me konfliktin e filmuar në rrugët e Durrësit, video e cila u publikua nga ish-deputeti Myslim Murrizi.

13:03
Mali i Zi, viza sipas BE-së/ Podgorica përgatit rikthimin e vizave për Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë

Qeveria e Malit të Zi i dha dritën jeshile të ashtuquajturit Informacioni për nevojën e anulimit të marrëveshjeve që rregullojnë regjimin pa viza me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë.

13:02
Vdekja e Giorgos Mazonakis, dalin detaje të reja nga klinika: Defibrilatori nuk po funksiononte

Detaje të reja janë bërë pjesë e hetimit për vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, i cili humbi jetën gjatë një trajtimi me plazmaferezë në një klinikë në rrugën Karneadou.

13:02
Aeroporti i Milanos merr emrin e Silvio Berlusconit, riemërtimi shkakton debate

Aeroporti Malpensa i Milanos është emëruar zyrtarisht sipas ish-kryeministrit italian dhe manjatit të medias, Silvio Berlusconi.

13:00
“Dua të jem bodibilder deri sa të vdes”/ Japonezi 90-vjeçar stërvitet gjashtë ditë në javë dhe vazhdon të fitojë tituj

Në moshën 90-vjeçare, Toshisuke Kanazawa vazhdon të ngrejë pesha, të marrë pjesë në gara dhe të fitojë tituj, duke e mbajtur bodybuilding-un pjesë të pandashme të jetës së tij.

12:59
Putin e fton, Zelensky thumbon: Në Moskë do të shkoj me raketë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e hodhi poshtë sfidën e Vladimir Putinit për të udhëtuar drejt kryeqytetit rus për bisedime.

12:56
“Jo propagandë, jo formalitet”/ PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti: Shqiptarët kanë nevojë për përgjigje, jo spektakël

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit se Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, në një kohë kur debati publik është përqendruar te zhvillimet në SHISH dhe arrestimi i drejtueses së këtij institucioni, Vlora Hyseni.

12:53
Italia ndalon burkën në shkolla/ Kryeministrja Meloni mbështet masën: Nuk pranohet fshehja e fytyrës

Italia ka vendosur të ndalojë përdorimin në shkolla të veshjeve që fshehin plotësisht fytyrën, përfshirë burkën dhe nikabin.

12:48
“Ai ishte shumë i dobët dhe dukshëm i rraskapitur”, ditët e fundit të Presley Gerber, detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ditët e fundit të jetës së Presley Gerber, djalit 27-vjeçar të modeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, i cili humbi jetën më 20 shtator në një klinikë rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni.

12:39
Debat te “Kultura”/ Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit. Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd që…

Diskutimet në Komisionin parlamentar për Kulturën gjatë seancës dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, kanë nisur me një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dhe deputetit socialist Erion Malaj.

12:39
Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku gjatë intervistës ai zbuloi disa emra të personazheve të njohur që ka dëshirë t’i shohë në edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP”.

12:33
Shiu nuk do zgjasë! Fundjava me diell dhe temperatura vjeshte deri në 27-28 gradë celsius

Sinoptikani Elvi Jahaj ka treguar gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve se si pritet të jetë moti gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme.

12:32
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit”/ Nga komandant i NATO-s në ambasador në Tiranë. Media në SHBA: Si e gjen Eric Wendt Shqipërinë

Media amerikane Contra Costa Herald ka publikuar një profil të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, gjeneral-lejtnantit në pension Eric P. Wendt, i cili është konfirmuar nga Senati amerikan për këtë detyrë.

12:31
‘FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit’/ Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror

Ligat më të rëndësishme evropiane kërkojnë ndryshime në FIFA. La Liga, Premier League, Bundesliga dhe Serie A kanë dalë me një komunikatë të përbashket për shtyp duke kërkuar një reformë të thellë në qeverinë e futbollit botëror.

12:19
Jackpoti prej 223 milionë euro kthehet në betejë ligjore, ish-gruaja i kthehet në ‘makth’ burrit që fitoi shumën marramendëse

Një jackpot prej 223.2 milionë eurosh është kthyer në një betejë ligjore mes një burri nga Lecco dhe ish-bashkëshortes së tij, e cila jeton në Frosinone.

12:18
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, Bashkimi Europian e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë

Mishi i derrit bën pjesë te produktet e preferuara për shqiptarët. Vetëm për tre vitet e fundit, qytetarët kanë konsumuar afërsisht 16 milionë kg mish derri nga Brazili.

12:05
Papa Leone XIV mbërrin në Francë, pritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij në Pallatin Élysée

Papa Leone XIV ka mbërritur në Francë, duke nisur vizitën e tij të parë shtetërore në këtë vend, 18 vjet pas vizitës së fundit papnore. Papa u prit në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée.

12:03
Dy të vdekur dhe 13 të plagosur nga zjarri në Itali, shpëtohet edhe një foshnjë

Dy persona, një burrë 65-vjeç dhe një grua 73-vjeçare, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha që shpërtheu gjatë natës në Lucca, në Toskanë, në veriperëndim të Italisë.

11:57
Peng Liyuan, “arma e fuqisë së butë” e Kinës në Uashington/ Roli i veçantë i gruas së Xi Jinping gjatë vizitës në SHBA

Gruaja e Presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, ka marrë një rol të veçantë gjatë vizitës së udhëheqësit kinez në Uashington, duke u shfaqur si një figurë që synon të përcjellë një imazh më të butë dhe më të afrueshëm të Kinës, në një kohë kur marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit janë përfshirë nga mosmarrëveshje të forta, nga tregtia dhe inteligjenca artificiale te çështja e Tajvanit.

11:57
Historia e rrallë e 5-vjeçares, nëna përballet me vendimin e pazakontë për të bijën: Po mendoj t’i ngrij vezët

Një histori e rrallë dhe tronditëse nga Britania e Madhe ka bërë që një nënë të mendojë që tani për të ardhmen riprodhuese të vajzës së saj, e cila nisi shenjat e pubertetit kur ishte vetëm 10 muajshe.

11:47
“Ku jemi katandisur!”/ Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku një person goditet me shuplakë nga një tjetër pas një konflikti gjatë qarkullimit në rrugë.

11:39
Raphinha flet hapur: Dua Champions League, atë gjysmëfinale me Interin nuk e kapërdij dot

Barcelona i sheh të gjithë nga lart në La Liga dhe kjo nuk është një gjë e re. Por fakti që janë golat e Raphinhas që po e ndikojnë në të gjithë këtë, të habit pak. Me 12 gola në 7 ndeshje, braziliani është shënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, por ndryshe nga shoku i tij i skuadrës, Lamine Yamal ai nuk është në garë për Topin e Artë.

11:37
Kultivonin kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari në Skarapar, bashkëpunëtori arratiset i armatosur

Një 22-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi dyshohet se kishte kultivuar 31 bimë kanabisi në një zonë pyjore të fshatit Dobrenjë.

11:35
A vazhdon të jetë i virgjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet seksuale: Edhe tani me vajza të bukura…

At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është vendosur përballë pyetjeve pikante të moderatoreve.

11:16
Video/ Grabitja e 1.5 mln lekëve dhe bizhuterive në Sarandë, TCh siguron pamjet, momenti kur hajdutët me maska dalin nga banesa me çantën e zezë

Këto që po shihni janë pamje ekskluzive nga vjedhja në një shtëpi në fshatin Shelegar të Sarandës.

11:14
Italia, Mancini sfidon tabunë rikthim/ Në futboll jo gjithmonë funksionon ulja në të njëjtën pankinë për herë të dytë.

Roberto Mancini u kthye në pankinën e kombëtares italiane dhe tani, në mënyrë që të marrë vlerësime pozitive, ai është i detyruat që të regjistrojë një bilanc të paktën të barabartë me atë të herës së parë. Që do të thotë duhet të fitojë një Evropian dhe të çojë Italinë në botëror(një koncept që tashmë i ngjan më shumë një arritjeje të madhe, pas eksperiencave të fundit).

11:14
Protestonte kundër Netanyahu-t para OKB-së, fituesja e çmimit ‘Oscar’ përfundon në prangat e policisë së Nju Jorkut

Aktorja e famshme, Susan Sarandon, është arrestuar të enjten në Nju Jork gjatë një proteste pro-palestineze, e zhvilluar jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, në të njëjtën kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbante fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme.

11:01
Kandidatët për anëtarë të KLGJ prezantojnë platformat: Jemi në momente sprove, ta bëjmë gjyqësorin më të mirë

Në procesin për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, siç raporton gazetarja Anila Hoxha, e pranishme në mbledhje, kandidatët që garojnë për përfaqësimin e Gjykatës së Lartë kanë prezantuar qëndrimet dhe prioritetet e tyre për pesë vitet e ardhshme.

10:52
Izraeli, lojtari shënon dhe simulon gjuajte bilardoje me flamurin e këndit, arbitri e përjashton(VIDEO)

Një episod kurioz u regjistrua në sfidën e Nations League mes Austrisë dhe Izraelit e fituar nga skuadra e Rangnick me rezultatin 3-1.

10:52
Mbledhja e KLGJ, gjyqtarët pranojnë dialogun me Ramën: Ulemi në tryezë, por nuk heqim dorë nga qëndrimet tona

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në fjalën e mbajtur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku priten të zgjidhen 3 anëtarë, u ndal edhe te debati për pagat e magjistratëve dhe tryeza e konsultimit të thirrur nga Kryeministri me institucionet e drejtësisë.

10:48
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj

Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Durrës.

10:41
Moti ‘përmbys’ planet e pushuesve, shiu dhe era boshatisin Lungomaren në Vlorë

Shiu dhe era kapin të papërgatitur pushuesit në Vlorë, zbrazin plazhet e Lungomares dhe sjellin një tjetër atmosferë në qytet.

10:37
Plagosja me armë e Daniel Pikulit, identifikohen autorët, shpallen në kërkim babë e bir

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë e shtetasit Daniel Pikuli ditën e djeshme në Lezhë.

10:32
Aksident në aksin ‘Rrogozhinë-Lushnjë’, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rreth-rrotullimit të Çermës.

10:31
Darka Trump-Xi mbledh elitat në Shtëpinë e Bardhë/ Të ftuarit e Titanëve të Teknologjisë, Arabella 15-vjeçare dhe dollia simbolike

Nuk ishte thjesht një darkë zyrtare në nder të presidentit kinez Xi Jinping.

10:29
Analiza e Foreign Policy Journal për Shqipërinë: Reforma në drejtësi ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

Media Foreign Policy Journal ka publikuar një analizë të zgjeruar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri, duke u ndalur te funksionimi i SPAK-ut, përdorimi i paraburgimit dhe rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

10:27
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha emocionet live dhe ekskluzivisht në DigitAlb

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë për një tjetër aventurë kuqezi, me synimin për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. Pas përfundimit historik në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë përgatiten për një sfidë të re në Ligën e Kombeve.

10:22
Takimi i Këshillit Europian të Korporatave/ Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur

Kryeministri Edi Rama ka folur nga New Yorku për raportin mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe mundësive për brezat e ardhshëm, gjatë edicionit të tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave.

10:15
YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë

Drejtori ekzekutiv i YouTube, Neil Mohan, ka hedhur poshtë mundësinë që platforma t’i bashkohet marrëveshjes shumë-miliardëshe të Meta-s për sigurinë e fëmijëve në internet, duke argumentuar se kompania ka tashmë mekanizma të dedikuar për mbrojtjen e përdoruesve të rinj.

10:07
Kapriçot e motit/ Pas muajsh thatësire, Fierin e përfshijnë reshjet e dendura

Pas më shumë se katër muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Fierin e kanë përfshirë sot reshje të dendura shiu.

10:04
‘Do të preferoja të isha në ferr’/ Britania në zi për vdekjen e 12-vjeçares, dyshohet se po përballej me bullizëm

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë, pasi 12-vjeçarja Angel Carranza u gjet e pajetë në dhomën e saj të gjumit në shtëpinë e familjes në Poole, Dorset, më 17 mars.

10:01
Kombëtarja humb edhe një mbrojtës gjatë grumbullimit, zbulohet gjendja e Asllanit. Maran bën manovrat e fundit para Bjellorusisë

Kombëtarja vijon me përgatitjet për ndeshjen e nesërme, teksa dëmtimet dhe problemet fizike kanë shqetësuar vazhdimisht trajnerin Maran.

09:59
Plagosja me armë në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si të dyshuar për plagosjen e ndodhur një ditë më parë pranë një servisi automjetesh.

09:50
Shpërthen droni që po përdornin, vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza

Dy ushtarë izraelitë janë vrarë në veri të Gazës pasi një dron i vogël që po përdornin për operacione ushtarake u rrëzua dhe shpërtheu pak minuta më vonë.

09:47
Përplasje për zgjedhjet në Brazil/ 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje

Tridhjetë kongresmenë amerikanë dhe senatori Bernie Sanders kanë akuzuar administratën e Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, që do të zhvillohen më 4 tetor.

09:41
Trump-Xi me tapet të kuq e banket, por pa marrëveshje për çështjet më të nxehta

Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhështor shtetëror u prit Xi. Donald Trump theksoi marrëdhënien e tij personale me Xi Jinpingun, për të cilin tha se kanë ndërtuar “një miqësi vërtet të shkëlqyer”.

09:39
Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit

Sistemi imunitar zakonisht vepron për të luftuar tumoret, por në rrethana të caktuara mund të kontribuojë edhe në rritjen e tyre.

09:35
Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar. Dyshimet e para të policisë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plakës, në qendër të Athinës.

09:35
Shiste kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimit, arrestohet 31-vjeçari në Lushnjë

Rreth 320 gramë kokainë, municion luftarak, peshore elektronike dhe 6 celularë janë sekuestruar në Lushnjë, ndërsa dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Motoristi”.

09:30
“Ke kaluar nga zyra e Ergysit që u bëre deputete?”/ Ministrja Ismaili i përgjigjet fjalës së Berishës në Kuvend: Tek Agasi isha bashkë me Argitën

Një debat i djeshëm në parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vazhduar në rrjetet sociale, ku ministrja Erjona Ismaili ka reaguar së fundmi.

09:19
Angelina Jolie shet rezidencën historike në Los Angeles për 24.75 milionë dollarë

Angelina Jolie ka shitur rezidencën e saj historike në Los Angeles për 24.75 milionë dollarë, rreth pesë muaj pasi e nxori në treg.

09:15
SHBA-Kinë/ Trump dhe Xi diskutojnë marrëdhëniet strategjike, tregtinë dhe inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping. Takimi u zhvillua në kuadër të një vizite shtetërore.

08:55
E rëndë në SHBA/ Mësuesja dhe nxënësi i klasës së pestë humbin jetën gjatë ekskursionit shkollor

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shkollor në Iowa, SHBA, ku një mësuese e klasës së pestë dhe një nxënës i saj humbën jetën gjatë një ekskursioni shkollor në një rezervat natyror.

08:47
“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”/ Deklarata e zëvendëskryeministrit shkakton zemërim në Itali, protestojnë edhe deputetet me minifunde

Një deklaratë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka shkaktuar reagime të forta në Itali, përfshirë edhe nga Kisha Katolike.

08:43
Alarm në Arabinë Saudite pas sulmeve të Huthëve, Turqia dhe Pakistani në anën e Riadit

Arabia Saudite ka rritur gatishmërinë pas sulmeve të rebelëve Huthi nga Jemeni, ndërsa Riadi ka aktivizuar bashkëpunimin trepalësh në fushën e mbrojtjes me Turqinë dhe Pakistanin.

08:41
Përplasje në Shtëpinë e Bardhë, mediat e ndaluara nga Trump pengohen të mbulojnë darkën me Xi Jinping

Gazetarët e CNN dhe MS NOW u penguan të mbulonin mbërritjen e të ftuarve në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump për liderin kinez Xi Jinping. Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi një gjykatë federale kishte urdhëruar rikthimin e aksesit të këtyre mediave në Shtëpinë e Bardhë.

08:38
Sulm brutal në Brazil/ 31-vjeçarja sulmon njerkun, i nxjerr sytë dhe i pret veshët, më pas ai bie nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet braziliane në Manaus, ku një grua transgjinore 31-vjeçare, Aurora Naomi La Fay, akuzohet se ka sulmuar me dhunë ekstreme njerkun e saj 61-vjeçar brenda apartamentit të tij.

08:03
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej ditës së shtunë. Sot, në orën 17:00, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

07:49
“Burg, burg”, një grup protestuesish përplasen me Çuçin dhe bashkëshorten në kafene, si përgjigjet deputeti i PS dhe Delina Fico

Deputeti i PS Blendi Çuçi dhe bashkëshortja e tij, Delina Fico, janë bërë pjesë e një përplasjeje këtë mbrëmje gjatë protestës në kryeqytet.

07:43
Mesazhi i presidentit iranian për Trump, Pezeshkian: Ne jemi gati për marrëveshje, SHBA duhet të vendosë për fundin e luftës

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar në një intervistë të gjatë për Fox News se është Shtetet e Bashkuara ato që duhet të vendosin nëse do t’i japin fund luftës. Sipas tij, Irani nuk e ka zgjedhur konfliktin, por është detyruar të mbrohet pasi është sulmuar.

07:34
“Me Yamal s’do të jetoja kurrë”/ Intervista pa filtra e Fermin: Messi më i miri, Lamine më mendjemadhi

Mesfushori i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Fermín López, ka folur për jetën në futboll, shokët e skuadrës dhe disa detaje nga jeta e tij jashtë fushës.

07:20
Papa Leo XIV nis sot vizitën në Francë, pritet nga qindra mijëra besimtarë

Papa Leo XIV nis të premten një vizitë katërditore në Francë, në udhëtimin e tij të parë në këtë vend si kreu i Kishës Katolike. Momenti kulmor pritet të jetë mesha madhështore në qendër të Parisit, ku autoritetet presin më shumë se gjysmë milioni besimtarë.

07:14
Shqiponja amerikane për Xi dhe mesazhe për Tajvanin, çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe liderit suprem të Kinës

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping në Uashington është shoqëruar me ceremoni madhështore, mesazhe për bashkëpunim, por edhe me dallime të qarta për disa prej çështjeve më të ndjeshme në marrëdhëniet SHBA–Kinë.

07:05
Parashikimi i motit/ Dita e sotme sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm edhe gjatë ditës së premte. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimi.

00:40
Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar!”/ Roberto Carlos trondit botën e futbollit: Humba 99% të pasurisë brenda një nate

Roberto Carlos ka rrëfyer një nga periudhat më të errëta të jetës së tij, duke zbuluar kalvarin me të cilin u përball jashtë fushës së blertë.

E enjte, 24 Shtator 2026
23:08
Ronaldo dështon në Lisbonë, shoku i tij te Al Nassr bëhet heroi i Portugalisë

Portugalia e ka nisur me fitore përballjen me Uellsin në Ligën A të Kombeve, duke triumfuar 1-0 në Lisbonë, në një mbrëmje ku Cristiano Ronaldo nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

22:59
Fjalimi i Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhjetëra diplomatë lënë sallën: Nëse ka frikacakë të tjerë të largohen tani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori reagime të ndryshme ndërsa doli në podium në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të mbajtur fjalimin e tij.

22:53
Top Story/ “Hakmarrja është intimidimi i Klodiana Lalës”, Murrizi për Vlora Hysenin: Ajo e di kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyra e Agasit

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur në “Top Story” se si ka nisur hakmarrja e ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni, pas mesazheve të publikuara të komunikimeve të kësaj të fundit.

22:50
Top Story/ “Mbrojtja do jetë arrogante”, Vangjeli për deklaratën e Vlora Hysenit: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

Në “Top Story”, analisti Lorenc Vangjeli komentoi deklaratat e bëra nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar mbrojtjen e saj si të llogaritur dhe me tone që, sipas tij, synojnë të ushtrojnë presion ndaj personave me pushtet.