Hungaria zgjedh prokurorin e ri të përgjithshëm pas rënies së Orban, Peter Fejes merr mandatin 9-vjeçar, premton ndëshkimin e të korruptuarve nga qeveria e mëparshme
Groenlanda u përmend sërish nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si “dhuratën më të madhe” që SHBA-të kanë marrë ndonjëherë nga Evropa.
“Evropa ishte e mirë. Ata thjesht u dhanë Shteteve të Bashkuara dhuratën më të madhe që kemi marrë ndonjëherë. E dini çfarë ishte? Groenlanda”, tha Trump, duke folur për Fox News.
Fragmenti përkatës nga intervista u publikua gjithashtu nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
PRESIDENT TRUMP on EUROPE: They just gave the United States the greatest gift we were ever given. Do you know what it was? Greenland. https://t.co/gV6ywXLNee
— Department of State (@StateDept) November 3, 2026
Në shtator, SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruan një marrëveshje që synonte t’i jepte fund tensioneve pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili ka pasuri të konsiderueshme minerale dhe është një rajon vetëqeverisës i Danimarkës.
Marrëveshja zgjeron rolin e ushtrisë amerikane në Groenlandë, duke hapur rrugën për krijimin e dy bazave të reja ushtarake dhe vendosjen e sistemit anti-raketë “Kupola e Artë” të promovuar nga Trump. Në të njëjtën kohë, ajo riafirmon sovranitetin danez mbi ishullin dhe të drejtën e banorëve të tij për vendimmarrje.
Parlamenti danez pritet ta shqyrtojë projektligjin në leximin e parë më 11 nëntor, i ndjekur nga një lexim i dytë dhe votim më 19 nëntor. Marrëveshja ekzekutive do të hyjë në fuqi sapo të ratifikohet nga Danimarka dhe Groenlanda, ndërsa nuk kërkon miratim nga Senati i SHBA-së.
Top Channel