Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, J.D. Vance: Ndikuan lufta në Iran dhe kostot e jetesës
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers.
Me këtë rezultat, ai pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Sipas parashikimeve të Decision Desk HQ dhe raportimeve të mediave amerikane, El-Sayed siguroi fitoren në një garë të rëndësishme elektorale, në një shtet që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në betejat politike në SHBA.
“Michigan, ia dolëm!”, deklaroi ai gjatë fjalimit të fitores, ndërsa nuk la pa komentuar as zëvendëspresidentin amerikan, J.D. Vance.
Abdul El-Sayed to JD Vance:
JD, habibi, there is this delicious irony in the fact that you’re constitutionally obligated to swear me in in January. https://t.co/4XwZejXsm8
— Clash Report (@clashreport) November 4, 2026
Duke iu referuar ceremonisë së betimit që pritet të zhvillohet në janar, El-Sayed iu drejtua me ironi Vance, duke përdorur edhe një shprehje arabe.
“J.D., habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin se je i detyruar nga Kushtetuta të më votosh në janar”, u shpreh ai.
Abdul El-Sayed to Trump:
Donald, look, I know you struggled with my name. So after JD swears me in in January, you can just go on and call me Senator. https://t.co/47FD4QMYUa
— Clash Report (@clashreport) November 4, 2026
El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe në qarkun Wayne, mposhti ish-kongresmenin republikan Mike Rogers, i cili kishte mbështetjen e presidentit Donald Trump.
Fushata e demokratit u përqendrua kryesisht te kujdesi shëndetësor, ndërsa gjatë garës ai u përball edhe me kritika dhe sulme për besimin e tij mysliman, si dhe me polemika lidhur me qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Gaza.
Gara u shoqërua gjithashtu me përçarje brenda radhëve demokrate. Hayley Stevens, e cila ishte mposhtur nga El-Sayed në zgjedhjet paraprake të partisë gjatë verës, vendosi në mënyrë të papritur të mbështeste republikanin Rogers vetëm pak ditë para votimit.
Ky vendim u kritikua nga demokratë të tjerë, të cilët e konsideruan një tradhti ndaj kandidatit të partisë. Stevens, nga ana e saj, e justifikoi qëndrimin duke përmendur kundërshtimet e saj ndaj El-Sayed dhe lidhjet e tij me komentatorin politik Hassan Piker.
Megjithatë, kandidati demokrat arriti të mobilizonte mbështetësit e tij, duke njoftuar se kishte mbledhur 1.2 milionë dollarë në vetëm katër orë pas deklaratës së Stevens.
Edhe presidenti Donald Trump u përfshi drejtpërdrejt në fushatë, duke vizituar Michiganin dhe duke bërë sulme personale ndaj El-Sayed. Trump e quajti atë “terrorist të dhunshëm” dhe në disa raste iu referua me emrin e tij të mesëm, Mohammed.
Përgjigjja e kandidatit demokrat ishte gjithashtu ironike. “Nuk më intereson si e shqipton emrin tim dhe as nëse e mban mend të gjithë emrin. Pas nëntorit, mund të më quash thjesht senator”, ishte mesazhi i tij drejtuar Trumpit.
Top Channel