‘Sot gjatë stërvitjes nuk mund të mbulohej i gjithë rrethi i mesit të fushës, por përtej batutës, ndaj Portos është e nevojshme që të bëjmë një ndeshje edhe me vuajtje, nëse do të duhet. Është një skuadër e shkëlqyer në fushën e saj’-kështu u shpreh trajneri i Napolit, Massimiliano Allegrit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Portos, një sfidë që do të transmetohet në ekranin e Top Channel.

Sipas Allegrit, skuadrës së tij i duhen disa detaje të vogla që të marrë rezultatet e dëshiruara.

‘Në këtë moment mungojnë detaje të vogra për të marrë rezultatet, është pikërisht ky motivi që shpjegon këto amplituda të rezultateve-shtoi tekniku toskan-në Ligën e Kampioneve, fati është në duart tona. Me 10 pikë shkon në playoff. Në kampionat, jemi pak prapa dhe nuk mund të rikuperojmë në një ndeshje. Është e nevojshme që të kërkojmë të bëjmë lojën tonë në ndeshjen e nesërme, të përgatitemi për përballjen me Lazion duke u përpjekur të rikuperojmë sa më shumë lojtarë pas pauzës për sfidat e kombëtareve’

Allegri më pas tregon pikën e dobët të skuadrës së tij dhe atë se çfarë duhet të bëjë ajo.

‘Duhet karakter dhe dëshirë për të marrë rezultatin-tha Allegri-ka episode për të cilat po e paguajmë, por duhet të përmirësohemi. Pësojmë gol me shumë lehtësi. Nuk është çështje mungesash edhe pse nesër do të jemi me 13 futbollistë. Do të na takojmë të vuajmë kundër një skuadre që është në gjendje të mirë. Pas stërvitjes do të shoh se cilët futbollistë do të zbresin në fushë’.

Top Channel