“Raporti i Robert Mueller nuk është fundi, është vetëm fillimi”, paralajmëron demokrati Jerrold Nadler, i cili akuzoi gjithashtu Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, për minim të Departamentit të Drejtësisë me qëllim mbrojtjen e presidentit.
Maqedonia e Veriut do të mbajë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale këtë të dielë, në procesin e parë zgjedhor që zhvillohet nën emrin e ri të vendit, i cili gjithsesi përballet me probleme afatgjata ekonomike, nepotizëm dhe korrupsion.
Një gazetare është qëlluar për vdekje gjatë akteve të dhunshme në një qytet të Irlandës së Veriut, në atë që policia po e konsideron si “incident terrorist”.
E ndodhur në Uashington prej pak ditësh me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes me Departamentin amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes blerjes së disa helikopterëve “Black Hawk”, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është ndalur për herë të dytë brenda vitit në Pentagon, ku është pritur nga Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan.
Polonia duhet të ndjekë Greqinë në shtimin e presionit ndaj Gjermanisë për të paguar miliarda euro dëmshpërblime për okupimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha të enjten një ligjvënës i ngarkuar për fushatën e riparimeve, në Varshavë.
Edin Dzeko ka vendosur të refuzojë ofertën e West Hamit në kampionatin anglez, pasi shpreson që t’i bashkohet Interit në merkaton e verës.
Presidenti i ri i Ukrainës mund të rifitojë kontrollin mbi lindjen separatiste të vendit brenda disa muajsh dhe të marrë gaz të lirë dhe investime të mëdha nga Rusia, nëse ai bën një marrëveshje me Moskën, tha aleati më i afërt i Kremlinit në Ukrainë.
Festivali i Filmit në Cannes do t’i japë “Palmën e Artë të Nderit” Alain Delon, “për ta nderuar për karrierën e mrekullueshme në historinë e artit të shtatë”.
Ministria e ekonomisë gjermane planifikon të zgjasë dhënien e subvencioneve për makina të reja elektrike, deri në fund të vitit 2020, në një përpjekje për të rritur shitjet, thuhet në një projekt-udhëzim.
Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e këtij viti të “Isle of MTV”, festivali më i madh veror europian, i cili këtë vit mbush 13 vjeç.
Sipas të përditshmes gjermane, “Bild”, Borussia e Dortmundit ka arritur të mbyllë marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Nico Schulz.
Ligjbërësit serbo-boshnjakë votuan të enjten për të ngritur forcat e policisë rezervë, një lëvizje e parë si një kërcënim sigurie nga boshnjakët myslimanë që jetojnë në Republikën Autonome Serbe të Bosnjës.
Mediat spanjolle kanë raportuar sot se drejtuesit e Manchester Unitedit dhe ata të Barcelonës kanë diskutuar për një shkëmbim mes Marcus Rashford dhe Philippe Coutinho.
Tre alpinistë të mirënjohur janë zhdukur dhe prezumohen të vdekur, pas rënies së një orteku në malet Rocky të Kanadasë, tha të enjten agjencia “Parks Canada”.
Sevilla ka njoftuar zyrtarisht klubin e Milanit, se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit portugez Andre Silva, në përfundim të sezonit.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të udhëtojë në Rusi këtë muaj, për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, tha Kremlini të enjten, duke njoftuar takimin e parë mes palëve, që kur Kim mori pushtetin në vitin 2011.
Napoli mbylli një tjetër vit pa trofe, ndonëse me uljen e Carlo Ancelottit në stol, pritshmëritë ishin rritur ndjeshëm. Të kaltrit ishin fokusuar te Europa league, që ishte objektivi i fundit ku ishin në garë, por u eliminuan mbrëmjen e të enjtes nga Arsenali.
“Universal” publikoi trailerin e dytë të “Hobbs & Shaw”, i pari spin-off i sagës “Fast & Furious”, me regji të David Leitch dhe skenar të Chris Morgan.
Papa Francesku lau dhe puthi këmbët e 12 të burgosurve të enjten, në një shërbim tradicional, duke u thënë atyre të shmangin çdo strukturë hierarkie ose ligjin e më të fortit në burg, dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Bukuroshja venezueliane Aida Yespica është e pakursyer në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht foto që nxjerrin në pah format e saj seksi.
Trofeu i dytë nga rëndësia në futbollin kontinental do të vendoset mes Arsenalit, Çelsit, Valencias dhe Ajntrahtit të Frankfurti.
Një debat i ashpër u zhvillua në Open mes deputetit të opozitës së re Ralf Gjonit dhe ish-deputetit Ervin Salianji.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji, është përplasur në studion e Open me gazetarin Carlo Bollino, i cili ka deklaruar se vendimi për rikthimin e vizave nga Holanda nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Vendimi i Parlamentit të Holandës për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it ka ngjallur debate të ashpra në “Open”.
Gazetari Berat Buzhala deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se tregun e narkomafias “e mban me nder Shqipëria dhe jo Kosova”.
Spartak Ngjela deklaroi në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas vendimit të Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
Deputeti Ralf Gjoni, i hyrë në Parlament nga listat e LSI-së, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit se grupi parlamentar që ata sapo kanë krijuar do të quhet “i pavarur”, pasi ata kanë kontaktuar me LSI-në dhe nuk kanë marrë përgjigje.
Me ngrohjen e motit dhe afrimin e verës, të gjithë duan të ndryshojnë regjimin ushqimor e fizik, që të kenë një trup më të shëndetshëm, por pak mund të kane arritur rezultatet e këtij babai 40 vjeçar.
“Fiks Fare” solli rastin e veçantë të Sose Buçpapaj, ish-inspektore e AKU-së në Tropojë, të cilës kolegët i falsifikojnë firmën për ta larguar nga puna. Shkaku: Respektonte ligjin dhe jo paranë.
Manchester City, edhe këtë vit nuk ia doli të kualifikohet mes 4 ekipeve më të mira të Europës. Skuadra e “Citizens” u eliminua nga Tottenhami, edhe pse e fitoi sfidën me londinezët 4-3.
Jeta e kësaj vrasëseje, e cila është dënuar me burgim të përjetshëm, tani po tregohet në një dokumentar. Ajo quhet Joanna Dennehy, dhe është nga Britania e Madhe.
Aventura e dytë e sulmuesit Diego Costa tek Atletico e Madridit rrezikon të mbyllet më herët sesa kontrata mes palëve. Futbollisti problematik, që është konfliktuar thuajse në çdo skuadër që ka milituar më parë, refuzoi të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit në seancën e fundit, pavarësisht se u prezantua në grumbullimin e klubit madrilen.
Një person është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, me dy shishe të mbushura me benzinë dhe shkrepëse.
Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi nëpërmjet mashtrimit për lejet e legalizimit kanë përfituar dhjetëra mijëra euro.
Në kohët e vjetra, farkëtarët e rinj në Kreshevë, në qendër të Bosnje-Hercegovinës, duhej të dekoronin lëvozhgat e vezës me hekur, pa e thyer atë. Nëse ia dilnin mbanë, atëherë ata konsideroheshin mjeshtra.
Çerekfinalet e Champions League nxorën në pah surpriza të bukura në futbollin europian, duke vlerësuar Ajaxin, Barcelonën, Liverpoolin dhe Tottenhamin si 4 skuadrat më të forta të kontinentit.
Katër oficerë të Policisë së Shtetit dëshmuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin penal ndaj Marjus Lulajt, i njohur ndryshe si Suel Çela, Enea Bekteshit dhe Klement Xhaferrit, të akuzuar e të dyshuar për sulmin ndaj policisë në vitin 2017, në tregun agro-ushqimor në Elbasan.
Kryeparlamentari dhe kreu i PDK-së në bashkëqeverisje, Kadri Veseli u ka drejtuar vendeve mike të Kosovës një kërkesë për miratimin prej tyre të rezolutave që njohin në mënyrë zyrtare rolin e shtetit serb si shkaktar të krimeve kundër njerëzimit.
Koreja e Veriut ka kërkuar largimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, nga bisedimet bërthamore, duke e akuzuar atë se thotë gjëra të pakuptimta dhe se është i nxituar.
Fatkeqësisht, shumë vende e kanë provuar forcën e ushtrive të tyre përmes konflikteve dhe betejave përgjatë historisë. Shumë prej ushtrive kanë krijuar aleanca mes tyre për të luftuar një armik të përbashkët, duke kombinuar forcat e tyre për të mposhtur armiqtë.
“Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Europën të bashkuar. Le të rindërtojmë ‘Notre Dame’-in dhe gëzuar Pashkët”.
Forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.
Një studente 19-vjeçare është djegur e gjallë pasi akuzoi drejtorin e shkollës së saj për përdhunim. Nusrat Jahan Rafi vdiq më 10 prill, 4 ditë pasi disa persona i hodhën vajguri në çatinë e shkollës së saj në Dhaka të Bangladeshit.
Mund t’i keni parë shpesh në televizor apo revista, mund të jeni edhe fansa të tyre në rrjetet sociale duke e quajtur si aktorin apo modelen tënde të preferuar, por kurrë nuk i ke ditur preferencat e tyre seksuale.
Loja ka përfunduar! Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Twitter një foto të frymëzuar nga “Game of Thrones”, ku shkruhej “loja ka përfunduar”, duke e shpallur kështu veten tërësisht të pastruar nga akuzat për përzierje të Rusisë në zgjedhje dhe pengim të drejtësisë.
Mos nxitoni të jepni mendimin tuaj menjëherë! Këto foto thjesht janë shkrepur në çastin e duhur.
Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Çesari, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të rrëfyer fëmijërinë e tij dhe rrugëtimin e një karriere të suksesshme.
Një fushë e gjerë plot me boçe të bardha lëkundet lehtë nga era. Petalet e mëndafshta ndonjëherë bien në tokë dhe ky është një tregues i dukshëm i rezistencës së tregtisë joshëse të opiumit të Afganistanit.
Papagalli më i shëndoshë në botë, i shumërrezikuari “Kakapo” ka shënuar një sezon shumimi rekordthyes, sipas shkencëtarëve neozelandezë, për shkak të ndryshimeve të klimës që duket se kanë ndihmuar specien unike.
Jen Selter “ngacmoi” fansat e saj me dy foto ku pozonte me veshje palestre shumë seksi.
Një shqiptar 42-vjeçar, i dyshuar si “mbreti i skifterëve” të Londrës në ishullin britanik, ka dalë para një gjykate këtë të enjte i akuzuar për vjedhjen e bizhuterive me vlerë mbi 500 mijë paund.
Juventusi po kalon ditë të vështira. Edhe pse të shtunën me shumë mundësi do të fitojë titullin kampion në Serinë A (i teti radhazi), festa bardhezi do të jetë e zbehtë.
Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet mbi shkeljet që kanë ndodhur në fushat e futbollit.
Ajo çfarë është zbuluar nga dokumentet dhe hartat e Kadastrës së Anglisë është thuajse e pabesueshme: gjysma e Anglisë zotërohet nga më pak sesa një për qind e popullsisë së saj.
Një 29-vjeçar amerikan ka rënë në dashuri me një lodër.
Një fantazi e shfrenuar në realizimin e tortave e ka vënë në qendër të vëmendjes artisten Katherine Dey.
Zgjidhen balerinat e reja dhe Gabriela e paguan shtrenjtë bujarinë e treguar ndaj Robertës. Adelaida qorton kunatin se e çoi dëm biznesin me Nervin, por S[ineli i ofron Umbertos para për ta vazhduar projektin e kullave Guarnieri.
I ftuar këtë të enjte në studion e Top Talk ishte Tritan Shehu, i cili foli për vendimin më të fundit të PD për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa u garantuar më parë se ato do të jenë të lira e të ndershme. Gjithashtu një tjetër temë e prekur është vendimin i parlamentit holandez për rikthimin e vizave.
Paola Saulino ka përshëndetur më shumë se gjysmë milionë ndjekësit e saj në Instagram me një foto nga shtrati, duke ngrënë mëngjes.
Më herët këtë javë, Samsungu i dërgoi aparatin e ri mbresëlënës, të palosshëm, një numri mediash të rëndësishme, përfshirë edhe BBC-në. Por tani, ndoshta uron të mos e kishte bërë këtë.
Finalja e sivjetshme e Champions League do të jetë e teta radhazi, në të cilën Pep Guardiola nuk do të mund të përfaqësohet, gjë që ndoshta mund të mos duket edhe aq e jashtëzakonshme. Kjo, sepse ky është një turne me eliminim të drejtpërdrejtë, ku padyshim mund të ndodhë gjithçka.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa kufij” mbi lirinë e medias.
Artistë të brezave të ndryshëm bëhen së bashku për një ekspozitë me titullin “Fuqia e petaleve” për të sjellë edhe njëherë ndërmend dhe për të kujtuar fuqinë e brishtësisë.
Tirana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet. Bashkia e Tiranë prezantoi dje nismën “Friendly Wi-Fi”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Pas “Bulevardit të ri”, një tjetër bulevard po i shtohet kryeqytetit, por në periferi të tij. Bëhet fjalë për bulevardin e Kasharit, që është drejt përfundimit e që pritet t’i japë zhvillim të gjithë zonës.
Shumë pika skrapi gëlojnë veçanërisht në kryeqytet. Një pjesë e këtyre landfilleve të mbetjeve urbane çuditërisht janë të licensuara dhe ushtrojnë aktivitet brenda rregullave të Ministrisë së Mjedisit.
Fshati Mashkullorë, me rreth 200 banorë dhe 100 shtëpi, pretendon se furnizohet në mënyrë jo të rregullt me ujë të pijshëm, sidomos në stinën e verës. Shkak për këtë bëhen më së shumti lidhjet e paligjshme që ekzistojnë në të gjithë rrjetin e ujësjellësit.
Në qeveri po diskutohet për dërgimin për miratim në Parlament të dy kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve përmes partneritetit publik privat të dhëna me paketën 1 milard euro.
Plot 10 milionë euro do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë shpronësimet për rindërtimin e “Unazës së re”, në segmentin e “Astirit”. Pas disa muajsh, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë vlerësimet në terren dhe ka nxjerrë përfituesit e kostot. Më pas, fatura i ka shkuar për miratim qeverisë, e cila ka nxjerrë edhe vendimin.
“Pres të shoh hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin qershor”, ka deklaruar shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Kryeministri Rama tregoi sot se vizat nuk rikthehen pas vendimit të Parlamentit të Holandës. Me besimin se Bashkimi Europian nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë, Rama tha se vendimi ishte pjesë e luftës së brendshme politike në Holandë dhe pasojë e politikës antiemigracion dhe antizgjerim ndaj BE-së.
Opozita e re zyrtarizoi grupet parlamentare. Rudina Hajdari do të drejtojë grupin parlamentar të PD-së, për të cilin tha se, synim kryesor do të ketë përfaqësimin e të gjithë demokratëve që janë kundër djegies së mandateve, denoncimin e korrupsionit të qevërisë, si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Futbolli është sport magjik dhe si i tillë edhe stadiumet nëpër botë janë duke u ndërtuar.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mendon se këtë radhë, në frymën e Samitit të Berlinit ka ndryshim.
Tre kandidatë të tjerë nga listat e PD, kanë dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke shprehur haptazi vendimin e tyre për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht vendimit politik të opozitës për t’i djegur ato.
Përmes një deklarate për mediat nënkryetari i LSI, Luan Rama bëri publik vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mandatuar kryetaren Monika Kryemadhi për të negociuar me kreun e PD për të arritur një marrrëveshje të frontit opozitar.
Flamurtari në basketboll për femra shton në palmaresin e tij edhe një tjetër trofe, Superkupën e 14 në histori, të cilën arriti ta fitojë ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit “Flamurtari”.
Antonio Conte do të rikthehet në pankinë dhe kjo do të ndodhë në muajin qershor. Ajo që duhet të mësohet është skuadra ku do të shkojë trajneri italian, i cili po shijon pushimet pas shkarkimit nga ana e Chelseat.
Njerëzimit mund t`i duhen qindra, ne mos mijëra vjet për të zhvilluar kapacitetin e eksplorimit te hapësirës ndëryjore. por ndonjëherë kjo e fundit, vjen vetë tek ti.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama u ndal edhe te nisma e tij anti shpifje, për të cilën theksoi se shumë shpejt do të vijë në parlament për t’u votuar.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën që sipas tij shpërtheu në festë, kur Holanda vendosi për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Ka një punë të vështirë ky ekip specialistësh të produkteve të brumit në Francë: atyre u duhet të gjejnë bagetën më të mirë në Paris.
Besa e Kavajës e pëson keq nga aktet e dhunës që ndodhën në takimin me Bylisin, që u mbyll para kohe. Komisioni i Disiplinës vendosi t’i japë fitoren në tavolinë Bylisit, ndërsa ekipi kavajas duhet të luajë 8 ndeshje pa tifozë.
Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka folur për herë të parë për mocionin e votuar në parlamentin holandez, që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët.
Kundërshtari politik e ftoi të dialogojnë për reformën zgjedhore, por edhe pse po ecën në të njëjtën rrugë si në 2017 Lulzim Basha e bëri të qartë se nuk do ulet me Edi Ramën: “Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë është largimi i Edi Ramës. Pa largimin e tij nuk ka dialog”.
Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi në një deklaratë për mediat tha se liria e medias është një kusht i panegociueshëm për hapjen e negociatave.
Duket se ka një garë të re për Hënën. Gjysmë shekulli pas zbritjes së parë të amerikanëve atje, sateliti i vetëm natyror i Tokës është rikthyer fuqishëm në vëmendje.
Ne mund të lexojmë në libra, apo të dëgjojmë diçka nga prindërit tanë për të kaluarën, por vetëm fotografitë me të vërtetë mund të na japin një përjetim real të atyre momenteve.
Parlamenti grek ka miratuar me shumice votash mbrëmjen e së mërkurës një rezolutë që është konsideruar historike pasi kërkon nga Gjermania dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigji Soreca, deklaroi se duhet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.
Ai shtoi se është koha për dialog jo vetëm brenda opozitës, por edhe me qeverinë në mënyrë që të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.
Raporti i parë i misionit të OSBE-së, përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, evidenton polarizimin e thellë dhe mosbesimin mes partive politike, që mund të ndikojnë negativisht – sipas hartuesve të tij – në procesin e votimit.
Flori, moderatori i emisionit “Në shtëpinë tonë”, në rubrikën e tij, i cili ka për qëllim promovimin e sportistëve dhe kampionëve shqiptar nga të gjitha fushat, kësaj herë është takuar me xhudistin Jon Vrenozin.
Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris, në raportin për lirinë e medies vlerëson se urrejtja ndaj gazetarëve në nivel botëror është shndërruar në dhunë duke nxitur shtimin e frikës.
Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të kupës Europa League. Napoli-Arsenal është një nga ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes.
Të rinjtë shqiptar përveç profesionit kanë filluar të shprehin dhe talentet e tjera duke i kthyer ato në praktik.
Pasioni dhe përkushtimi për rikthimin e traditës së prodhimit të mjeteve të lundrimit e kanë shtyrë Genta Ahmetin që, me mbështetjen e babait të saj, të realizojë barka të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme në mënyrë artizanale.
Rudina Hajdari, nga sot do të jetë kryetarja e grupit të pavarur parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend, dhe nga Kuvendi ajo ka bërë një apel të fortë për ta, por edhe për gjithë demokratët shqiptarë.
Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj kontraktori i aeroportit të Rinasit i ka refuzuar Policisë së Shtetit të mbikëqyrë kamerat e sigurisë.
Singapori është qyteti më i shtrenjtë në botë, por duket se nuk është problem për një grup 20-vjeçarësh që i kanë të pafundme llogaritë bankare.
Bëhet gjithmonë e më konkret interesimi i Atletico Madrid për Alex Telles. Mbrojtësi, i cili aktivizohet me skuadrën e Portos, është lojtari i përzgjedhur nga “Los Colchoneros” për të zëvendësuar Filipe Luis, i cili do të largohet nga skuadra spanjolle gjatë verës së ardhshme, pasi i skadon kontrata dhe mundësia për të rinovuar nuk ekziston.