Max Verstappen konfirmoi se në pistën e Meksikës, Red Bull është shumë kompetitive me holandezin që rezultoi të ishte piloti më i shpejtë në provat zyrtare teksa fitoi pole position në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula duke lënë pas dy pilotët e Ferrarit Charles le Leclerc dhe Sebastian Vettel.

Megjithatë Verstappen nuk do të niset i pari në startin e garës. Piloti holandez u penalizua nga komisarët e garës me 3 pozicione pasi gjatë sesionit të tretë të këtyre provave pasi nuk e uli shpejtësinë e makinës së tij nën regjimin e flamurit të verdhë, gjë që e pranoi edhe vetë piloti në konferencën për shtyp, kështu që holandezi do të niset nga vendi i katërt.

Për Leclerc ai i Cmimit të madh të Meksikës është pole positioni i 7 në Meksikë, ndërsa për Ferrarin është i 228 në histori
Kështu vija e parë pushtohet e gjitha nga Ferrari me Leclerc që do të niset nga vendi i parë dhe Sebastian Vettel nga i dyti.

Piloti i mercedes, Lewis Hamilton që mund të sigurojë matematikisht titullin e 6 botërorë për pilotë do të niset i treti pikërisht përpara Verstappen. Nuk i shkuan aspak mirë gjërat pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottasn i cili u bë protagonist i një aksidenti gjatë këtyre provave, megjithatë finlandezi arriti të shënojë kohën e 6 më të mirë.

Por Bottas mund të nisë garën nga pit lane gjë që do t’ia bënte më të lehtë detyrën Hamiltonit për t’u shpallur sërish kampion bote.

Top Channel