Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se aksioni ushtarak i SHBA-së në të cilin lideri i Shtetit Islamik humbi jetën është më i rëndësishëm sesa vrasja e Osama bin Ladenit gjatë administratës së Barack Obama.

Trump përshkroi në detaje operacionin ushtarak gjatë një adresimi në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.

Presidenti pranoi se vdekja e Bin Ladenit ishte domethënëse, por beson se lajmet për vdekjen e Al-Baghdadi janë edhe më të rëndësishme, transmeton KosovaPress.

Trump pretendon se Bin Laden nuk u bë një emër global në terrorizëm deri në sulmet e 11 shtatorit 2001, ndryshe nga Al-Baghdadi, për të cilin Trump thotë se është përgjegjës për ndërtimin e kalifatit.

Top Channel