Moto GP në Australi/ Marc Marquez s’lodhet nga fitoret

27/10/2019 11:28

Edhe pse e ka arkivuar çështjen e titullit kampion bote, Mark Markez nuk ndalet në botërorin e MotoGP të këtij viti.

Piloti spanjoll që po shkruan faqe të tëra në historinë e këtij sporti, fitoi garën e Australisë, duke regjistruar suksesin e 11 sezonal.

Menjëherë pas tij u renditën Kal Kraclou dhe australiani Xhek Miller me këtë të fundit që regjistroi podiumin e tij të parë në klasin mbretëror të Botërorit të Motociklizmit.

Në Filip Ajlënd, Markez që shënoi edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat, përfitoi edhe nga rrëzimi i bashkëkombasit të tij Maverik Vinjales në xhiron e fundit për të marrë këtë fitore.

Dy pilotët italianë, Andrea Doviciozo dhe Valentino Rosi nuk shkuan më shumë se vendi i shtatë dhe i tetë, ndërkohë që para tyre u pozicionuan Bangnaia, Joan Mir dhe Andrea Iannone.

Top Channel