Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është rikthyer në radarin e gjigantit spanjoll Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle presidenti i Realit, Florentino Perez po e sheh Kane si zëvendësimi adekuat i sulmuesit Karim Benzema.

Perez është fans i madh i anglezit dhe ka provuar gjatë sezonit të kaluar ta transferojë qendërsulmuesin, transmeton KosovaPress.

Javën e kaluar edhe trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino, e ka pranuar që Kane dëshiron të luftojë për shumë trofe.

Kjo gjë ka bërë që interesimi i “Los Blancos”, të rikthehet përsëri.

Top Channel