Ajaxi i Amsterdamit fiton thellë klasiken ndaj Feyenoord dhe shkëputet në krye të Eredivisies. Në Johan Cruijff Arena harkëtarët likujduan që në pjesën e parë me 4 gola skuadrën nga Roterdami për shifrat finale 4-0, pasi pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol.

Për t’i dhënë suksesin e 9-të në 11 javët e para të kampionatit Ajaxit menduan Ziyech, Tagliafico, Neres dhe Van de Beek të cilët relizuan 4 golat e ndeshjes që në pjesën e parë. Feyenoordi i Japp Stam që është në krizë rezultatesh dhe ri rrallëherë pozicionohet në vendin e 12-të të Eredivisies e kishte të pamundur të reagonte dhe nuk arriti të shënonte dot as golin e nderit.

Ajaxi tashmë kryeson me 29 pikë, 6 më shumë se vendi i dytë që ndahet me pikë të barabarta 23 nga AZ Alkmaar, PSV dhe Vitesse. Harkëtarët përfituan jo vetëm nga humbja e papritur e Vitesses ndaj Den Haag të shtunën por edhe nga disfata e thellë e PSV Eindhoven ndaj AZ Alkmaar me rezultatin e thellë 0-4, këtë të dielë.

Top Channel