Foto ilustruese

Shtetasi G.M., 55 vjeç, banues në Levan të Fierit, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga 55 vjeçari, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brënda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel