Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës pas një sherri që ka pasur me një person tjetër.

Mësohet se i lënduari është në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/ Informacion paraprak

Në lagjen Nr. 17 Durrës pas një konflikti të çastit midis dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi:

K.Q., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në  Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dentifikimin dhe kapjen e  autorit.

Top Channel