Është Granada surpriza e madhe e 10 javëve të para të La Ligas. Skuadra e ardhur nga kategoria e dytë, mposhti 1-0 Real Betis në javën  e 10-të falë një goli të Vadillos në pjesën e dytë dhe me këtë sukses u ngjit në krye të La Ligas në kuotën e 20 pikëve.

Një arritje e jashtëzakonshme kjo e Granadas që përfitoi edhe nga shtyrja e El Clasicos mes Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe për një javë do të kryesojë e vetme Primera Division.

Vazhdon rënia e lirë ndërkohë për Real Betis që tashmë e sheh veten në zonën e rrezikut pasi pozicionohet në vendin e 18-të. Një fitore minimale por me shumë peshë arriti edhe Real Sociedad që triumfoi 0-1 në fushën e Celta Vigos falë një goli në minutat e fundit të talentit suedez Isak. Me këtë fitore skuadra baske barazoi në kuotën e 19 pikëve, Barcelonën.

Top Channel