Ivan Milat, vrasësi serik më famëkeq që vuante shtatë dënime të përjetshme, për vrasjen e shtatë personave, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

Milat u diagnostikua me kancer në ezofag dhe në stomak në muajin maj të këtij viti. Ai ishte transferuar për trajtim në Spitalin Prince of Wales të Sidneit më 11 tetor.

Në një deklaratë, Departamenti i Shërbimeve Korrektuese të NSW-së, njoftoi se Milat vdiq rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Milat u arrestua në 1994 pas një prej hetimeve më të mëdha të policisë në historinë australiane, pasi shtatë trupa u zbuluan në varret të cekëta në Belanglo State Forest, në jug-perëndim të Sidneit, në vitet 1992 dhe 1993.

Viktimat e tij të gjithë ishin turist që udhëtonin në jug përgjatë autostradës Hume afër Liverpoolit në perëndim të Sidneit, të cilët ishin zhdukur midis viteve 1989 dhe 1992.

Ata ishin Deborah Everist dhe James Gibson, të dy 19 vjeç nga Victoria, Simone Schmidl, 21 vjeçe nga Gjermania, Anja Habschied, 20 vjeçare dhe Gabor Neugebauer, 21 vjeç një çift gjithashtu nga Gjermania, Caroline Clarke, 21 vjeçare dhe Joanne Ëalters, 22 vjeçare nga Britania.

Dokumentet e gjykatës thonë se të gjithë, përveç njërit prej viktimave, i ishin nënshtruar “ndërhyrjes seksuale, para ose pas vdekjes”.

Milat, i cili u dënua në vitin 1996, kurrë nuk pranoi në vrasjet./KosovaPress/

FOTO GALERI
1/10

Top Channel