Gjatë qëndrimit në Tiranë, Albin Kurti ka zhvilluar takime edhe me disa prej gazetarëve dhe analistëve shqiptarë. Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë nuk ka bërë asnjë reagim për këto takime, por kanë qenë bashkëpunëtorët e tij që kanë publikuar fotot.

Fatos Lubonja, Adi Krasta, Adi Bejtja, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë disa prej njerëzve të medias me të cilët Kurti është ulur për të biseduar.

“Mbrëmjet ecin mirë me diskutime mes miqsh që ndajnë mendime të përbashkëta”, shkruan Boiken Abazi, drejtues Vetëvendosjes në Tiranë, për takimin e Kurtit me Krastën.

Pa marrë ende detyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i ka shpeshtuar takimet dhe deklaratat për Tiranën. Në Samitin e Paqes të zhvilluar dje në Shqipëri, ai tha se në Tiranë ndihet njësoj si në Prishtinë, duke i uruar të ftuarve mirëseardhjen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel