Mozzik rikthehet pas disa vitesh në një program televiziv.

Mbrëmjen e sotme reperi shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” aty ku u shfaq tejet energjik gjatë lojërave dhe shumë i sinqertë në pytetjet e bëra kundrejt tij.

Për herë të parë, Mozzik foli publikisht për marrëdhënien që tashmë ka me Loredanën.
Gjatës lojës së parë me kosha, reperit iu be një pyetje: “Sa është numri i të dashurave serioze ke pasur në jetë”? Mozzik u shpreh se ka pasur vetëm 1, nënë e vajzës së tij, Loredanën.

Ky nuk ishte rasti i vetëm që Loredana u përmend në emision. Mozzik zgjodhi të godiste foton e saj 2 herë gjatë lojës së Paint Ball. Kur u pyet për personin që do të ketë një lidhje speciale pavarësisht gjithçkaje si dhe personin me të cilin ka pasur dashuri të fortë.

Përveç pjesës sentimentale, Mozzik zbuloi se me datën 8 nëntor do dalë klipi i tij më i ri.

Top Channel