Remzie dhe Nexhat Osmani ishin dy nga të ftuarit në ‘Shiko Kush LUAN’ për këtë të shtunë. Ata u vendosën përballë njëri-tjetrit për të plotësuar fjalitë lidhur me marrëdhënien e tyre, e jo vetëm.

Pyetur se kush e ngacmon më shumë Nexhatin nëpër koncerte, Remzia është përgjigjur me humor: ‘Meshkujt’, pasi të anasjelltën nuk mund ta pranonte. Ajo gjithashtu ka theksuar se pa të vëllain, karriera e saj muzikore do të ishte më e varfër. Për sa i përket këngëtares së preferuar të muzikës moderne të Nexhatit, Remzia e ka një emër: “Tuna”.

Ndërsa Nexhati ka thënë se për të, Remzia është njeriu më i sinqertë dhe se mes këngëtarësh, ajo nuk ka rivale. Për sa i përket asaj gjëje që Nexhati nuk duron dot tek Remzija është kur kjo e fundit e qorton, ashtu sikurse ka thënë se tek e motra admiron gjithmonë talentin e saj.

Me humor, këngëtari ka zbuluar se Remzia ka talent në imitim dhe një prej personazheve që e imiton më së miri në stilin e këndimit është kolegia Shkurte Fejza.

Nga përgjigjet e dhëna për njëri-tjetrin, Remzie dhe Nexhat Osmani treguan se marrëdhënia mes tyre është shumë e fortë dhe është kjo ndoshta arsyeja që edhe karriera muzikore ju shkon më së miri.

Top Channel