Vetëm 40 minuta larg Shkodrës dhe 15 minuta larg bashkise së Malësisë se Madhe, ndodhet Parku Natyror i Reçit. Një zone e njohur për historinë e saj në luftërat ndaj pushtuesve dhe bukuritë natyrore, por karakteristike të veçante ka edhe prodhimin e gështenjave pasi ka një plantacion prej 460 hektarësh.

Rexhep Metaj është një nga fermerët e zonës i cili mbledh gështenjat dhe i tregton, por sivjet ka një rënie të theksuar të prodhimit.

Problemi pranohet edhe nga ekspertet. Kanceri i gështenjës është shfaqur edhe në masivet e Reçit prandaj duhet ndërhyrje e menjëhershme.

Në Reç, prodhohet edhe mjalti i gështenjës, i cili njihet për vlerat e larta kurative.

Banoret e Reçit tregojnë se pema e gështenjës është, e sjellë në këtë zonë nga një emigrant nga Kraja, treva shqipfolëse e Malit te Zi. Qe prej asaj kohe, Reçi prodhon mbi 350 tonë gështenja ne vit, ku pjesa me e madhe e tyre eksportohet për në tregjet e bashkimit europian.

Top Channel