Në puntatën e sotshme të ‘Shiko Kush LUAN’, dy nga të ftuarit kanë qenë dhe Mozzik e Getinjo. Që në nisje të spektaklit, Getinjo zbuloi një nga vajzat e famshme shqiptare që e veçon nga të tjerat.

Loja e parë dhe shumë argëtuese për këtë puntatë nxorri në pah ‘talentin e fshehur’ të disa prej të ftuarve.

Duke qendruar përballë një koshi të pozicionuar në mes të skenës, personazhet lexonin pyetjen të shkruar në një letër, e mblidhnin këtë të fundit në formë topi dhe gjuanin në drejtim të koshit. Ata të cilët shënonin, kishin të drejtë të mos përgjigjeshin.

Edhe pse fitues, Getinjo nuk rezistoi pa thënë emrin e vajzës që do ta ftonte për një takim romantik. Vildane Zeneli ishte zgjedhja e reperit, një prej modeleve më të famshme shqiptare, që jeton aktualisht në SHBA.

Top Channel