Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në rrethana ende të paqarta.
Festa dhe shpenzime pa fund, duket se është edhe motoja e fëmijëve të pasur të Zimbabves, teksa postojnë në rrjetet sociale foto personale për të shfaqur luksin ku jetojnë.
Liverpooli është rikthyer sërish në krye të renditjes në Premier league, pasi fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën uellsiane ndaj Cardiffit.
Paris Saint Germain është shpallur kampion i Francës, pa zbritur ende në fushë, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit.
Borussia e Dotmundit vazhdon të qëndrojë kokë më kokë me Bayernin në garën për titullin në Bundesligë. Verdhezinjtë iu kundërpërgjigjën bavarezëve (fituan 1-0 me Werderin) me një triumf të thellë 0-3 në fushën e Frieburgut, që u duk thjesht i pafuqishëm për të përballuar furinë e skuadrës mike.
Karim Benzema mori në shtëpi topin e ndeshjes që Reali i Madridit e fitoi 3-0 me Athletic Bilbaon, duke qenë i vetmi shënues në këtë përballje të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Që prej fillimit të vitit 2017, Melania Trump është zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku bashkëshorti i saj Donald Trump shërben si president.
Një komunitet i vogël në lindje të Gjermanisë vazhdon ta përcjellë brez pas brezi me të njëjtin përkushtim zbukurimin e vezëve të pashkëve.
Kantautori Bojken Lako ishte i pranishëm në “E Diell” në Top Channel për të folur për videoklipin e tij më të fundit “Dance on the weekend”, ndikimin e tij në muzikën moderne shqiptare, kujtimet nga babai si dhe për të ndarë me teleshikuesit disa detaje nga jeta personale.
Përpara 70 mijë besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, Papa kujtoi dhimbjet e vuajtjet në planet e foli për paqen dhe për shpresën. Kishin kaluar pak orë nga sulmet në Sri Lanka, e ati i shenjtë i bëri ato pjesë të fjalimit të përvitshëm të Pashkëve urbi et orbi, drejtuar qytetit dhe botës.
Fabio Fognini hyn në histori pasi bëhet i pari tenit italian që triumfon në një turne Masters 1000 dhe e bëri këtë në ATP-në e Montecarlos, ku është stërvitur në vijimësi.
Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.
Ja disa foto që mund të zemërojnë edhe njeriun më të qetë. Nëse ju besoni atëherë ju duhet të shikoni galerinë e mëposhtme.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo të shtunën festoi titullin kampion me Juventusin dhe në këtë mënyrë ai bëhet lojtari i parë që siguron tre trofe në tre liga të ndryshme.
Grisiela Meçia 17 vjeçe, punoi për dy muaj në skulpturë portretin e njërit prej shokëve të klasës në shkollën artistike në Gjirokastër.
Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.
Soni Malaj ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Ajo hapi programin me një perfomancë magjike me hitet më të bukura ndër vite.
Krishti u ngjall, mesnatën e së shtunës për të gjithë besimtarët katolikë në të gjitha kishat e vendit. Ndezja e qirinjve simbolizon pikërisht këtë ngjarje, për të dëbuar errësirën dhe për të sjellë shpresë.
Franca ishte vendi organizator i një kompeticioni të veçantë; kampionatit Botëror të fluturimeve në ambiente të mbyllura. Në Lesquin të Lille, u bënë bashkë rreth 300 sportistë të kësaj disipline nga 31 vende të ndryshme të botës për të garuar në këtë kompeticion.
Në vazhdën e përpjekjeve intensive për të zbardhur grabitjen e 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, prokurorët dhe grupi i hetimit, kanë dyshime të forta se automjeti që u përdor nga grabitësit, është modifikuar në një pikë servisi në një lagje shumë të njohur të qytetit të Elbasanit.
Bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të vijojë të mbetet pjesë e klubit zikaltër, edhe për sezonin e ardhshëm.
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike.
Byroja Federale e Hetimeve raportoi se ka arrestuar Larry Hopkins, liderin e grupit të armatosur që po ndalon emigrantët e pa pajisur me dokumente, pas kalimit të kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.
Plot 4 vite më parë, u nda nga jeta një ndër emrat më të njohur të humorit shqiptar, aktori Met Bega.
Spektakli i së dielës në Top Channel do të jetë sot më pranë jush se kurrë, në këtë ditë festive.
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Korçë.
“Sëmundjet që vijnë nga insektet, si ethet e dengutit, leishmanisë dhe encefalitit janë në rritje dhe tani po kërcënojnë të përhapen në shumë zona të Evropës”, paralajmërojnë shkencëtarët.
Studentët e Universitetit të Tiranës shprehen entuziastë që më në fund do të mund të pajisen me kartën e studentit në muajin maj.
Me kohën kanë ndryshuar shumë gjëra, por një gjë mbetet absolute. Valsi gjithherë ka qenë simbol i klasit dhe fisnikërisë. Si i tillë ai merr një kuptim më të veçantë nën moton Vals për Jetën, në edicionin e dytë të Ballos Vjeneze në Tiranë.
Përveç avionëve të vjetër kinezë e rusë, në bazën ushtarake të Kuçove, sot ka edhe dele. Pranë formacionit hijerëndë, që dikur u formua për të mbrojtur hapësirën ajrore shqiptare, barin e mbirë në pistë e hanë delet, të cilat kullosin të pashqetësuara dhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.
Vlora mbetet destinacioni kryesor turistik për shqiptarët dhe te huajt. Çdo javë drejt këtij qyteti udhëtojnë për ta vizituar qindra turistë.
Qyteti i vjetër i Beratit me bukurinë e tij po rikthen pranë vetes ish-banorët e tij. Familja Mehmetaj është rikthyer pas shume vitesh në Berat duke investuar në një banesë 100-vjeçare që ishte drejt rrënimit të plotë.
Papa Francesku përcolli një mesazh të fortë në shërbesën e vigjiljes së pashkëve, mbajtur në Katedralen e Shën Pjetrit, ku i kërkoi mbarë botës së krishterë të mos dorëzohet përpara një psikologjie të zymtë që varros çdo ëndërr e shpresë, por të kujtoje se Pashkët janë koha kur kokat e varreve rrezohen, e gurët rrokullisen, ndërsa përmendi dhe emigrantet e denoncoi politikanet qe shfrytëzojnë mendjengushtësinë e lidhur me ta.
Pasi na mirëpret në shtëpi duke na ofruar ushqimet tradicionale të kësaj feste ashtu siç është zakoni, Agia na tregon rëndësinë që kanë Pashkët për familjen e saj.
Një marinar i verbër japonez vendos rekordin teksa bëhet i pari person që nuk shikon që përfundon një udhëtim pa ndalesë në Oqeanin Paqësor. Mitsuhiro Iwamoto që e nisi udhëtimin e tij nga Kalifornia, mbërriti në portin e Fukushimës me barkën e tij 12 m të gjatë mëngjesin e së shtunës, pas rreth 2 muajsh
Qendrat e votimit u hapen ne 7:00 të mëngjesit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale. 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kreun e ri te shtetit.
Aksident në zonën e nxjerrjes së pllakave të grurit në Malin e Tomorrit, humb jetën shoferi 36-vjeçar Besnik Kanani. Edhe pse pa licenca firmat e nxjerrjes së gurit në Malin e Tomorrit vijojnë punën.
Hu Hai është 68 vjeç, por tregon 20 vjeç. Është zgjedhur si “Gjyshi Më Modern” dhe u bë i famshëm në të gjithë Kinën për mënyrën se si arriti të qëndronte i ri pavarësisht moshës.
Banorët e dy rrugëve në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka përfunduar investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Jusuf Vrioni”, një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.
Barcelona i afrohet akoma më shumë titullit kampion në Spanjë. Në Camp Nou, skuadra katalanase mori një fitore të çmuar me Real Sociedad me rezultatin 2-1 dhe tani është vetëm 6 pikë larg suksesit sezonal.
7 fitoret radhazi mes Premier League dhe Champions League janë një tregues i qartë i formës së shkëlqyer që po kalon Liverpooli i Jurgen Klopp.
Kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë nga Kisha e Shna Ndoit në Laç.
Zgjedhjet presidenciale shihen si test për qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut”.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski, i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë proces votues demokratik, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin.
Një dokumentar ka ndjekur nga afër jetën e një transgjinori, përfshi këtu edhe periudhën e shtatzënisë. Projekti 2-vjeçar pritet që të publikohet këtë muaj.
Pothuajse dy vjet pas zhdukjes së tij, u gjetën mbetjet e Ivan Klyucharev, 30 vjeç, iluzionisti rus, i quajt me nofkën “Harry Houdini”. Rrethanat e vdekjes së tij janë misterioze, por një kamera e gjetur pranë skeletit mund të ndihmojë hetuesit. Ivan u gjet në pyll, me pranga në një pemë 80 milje nga Moska.
Për të gjithë, Dik kishte ngordhur. Ata e gjetën atë të pajetë në strehëzën e tij. Askush nuk kishte dyshime dhe pronarët e groposën mes lotëve, por qeni gjeti forcën për tu “ringjallur”, duke gërmuar me putrat e tij dheun dhe kthehet në shtëpi.
Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.
Tre kisha dhe tre hotele me pesë yje në Sri Lanka janë goditur nga shpërthimet të dielën e Pashkëve. Sipas raportimeve thuhet se janë vrarë 100 vetë dhe plagosur mbi 500 të tjerë.
Sot Maqedonia e Veriut është nën ethet e zgjedhjeve për presidentin e ri. Në këto zgjedhjet presidenciale garojnë tre kandidatë, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk është deklaruar si politikan i karrierës.
Ukraina po bën përgatitjet e minutës së fundit për të zgjedhjet presidenciale të së dielës. Ukrainasit do të zgjedhin mes Presidentit Petro Poroshenko dhe Volodimir Zelenskiy, një komedian, i cili luan rolin e një presidenti në një seri televizive mjaft të ndjekur.
Besimtarët katolikë të qarkut Berat kremtojnë Pashkët. Mesha e shenjtë e Pashkëve Katolike u mbajt në Kishën “San Luca” në Kuçovë. Mesha e shenjtë e Pashkëve Katolike u mbajt në Kishën “San Luca” në Kuçovë.
Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në procesin e parë zgjedhor që mbahen nën emrin e ri të vendit, i cili gjithsesi përballet me probleme afatgjata ekonomike, nepotizëm dhe korrupsion.
Besimtarët katolikë po kremtojnë ringjalljen e Krishtit në një meshë të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo, në Katedralen “Shën Pali” në kryeqytet.
Historia e tretë që mbylli programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje ishte një histori dashurie plot sakrifica dhe përkujdesje. Meti dhe Filxhonia ishin njohur nëpërmjet të afërmve të tyre dhe në momentin që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.
Juventusi fitoi titullin kampion në Itali pasditen e kësaj të shtune, pasi mposhti Fiorentinën 2-1 në Torino, një trofe i parakohshëm matematikisht duke qenë se deri në fundin e Serie A do të duhen edhe 5 ndeshje për t’u luajtur.
Pas fitores së Juventusit ndaj Fiorentinës dhe zyrtarizimit të titullit kampion 5 javë nga fundi i Serie A, duket se kampionati ka “ulur siparin” e tij, por në fakt ka ende “trofe” për t’u rrëmbyer, siç është lufta për një vend në Championsin e sezonit të ardhshëm, apo pse jo edhe mbijetesa mes të mirëve.
Shpeshherë kemi parë dhe kemi dëgjuar histori konflikti midis vjehrrës dhe nuses, por historia që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ndryshe.
“Janë këto gjëra që më bëjnë të qaj natën e që më shqetësojnë për djalin tim të mrekullueshëm”, tha një nënë australiane për një radio vendase, teksa shpjegon që nuk do që jeta e djalit të saj të përkufizohet nga autizmi.
Agimi ishte personazhi që çeli mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kishte zgjedhur programin per t’i kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij, Mirës. Historia e tyre kishte nisur para disa vitesh kur pas kthimit nga Greqia, Agimi ishte njohur me Mirën, me të cilën kishte katër fëmijë. Ata së bashku kishin ngritur disa biznese. Gjithçka shkonte mirë midis tyre deri sa në një moment Agimi kishte filluar të luante bixhoz.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes rrjeteve sociale të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë të Shqipërisë, në prag të festës së Pashkës.
Përleshjet e dhunshme janë rikthyer këtë të shtunë në Paris, teksa mijëra protestues dolën sërish në rrugë për të 23-tën javë me radhë të marshimeve antiqeveritare, duke detyruar policinë të arrestojë më shumë se 100 demonstrues “jelekverdhë”.
Mikro-monedha e parë që ka pasur sukses të madh në Europë, është euskoja, monedha e përdorur nga rajoni bask në Francë.
Kukësi ka mundur Tiranën 2-0 në “Selman Stërmasi”, me golat e Vasil Shurtajt, duke mbajtur vendin e dytë me 3 pikë diferencë nga Flamurtari.
Në garën e “World Press Photo 2019”, (Fotoja e Shtypit Botëror 2019), kanë marrë pjesë 78.000 foto të bëra nga 4738 fotografë.
Përballjet e forta mes Zogut dhe Nolit, akuzat, manipulimet e zgjedhjeve, vrasja e Avni Rustemit…
Mes këndimit, të qeshurave dhe i kapluar nga euforia, siç është normale pas shpalljes zyrtarisht kampion i një sezoni futbollistik, Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund thashethemeve të përhapura nga mediet italiane gjatë ditëve të fundit.
Juventusi shpallet kampion i Italisë për të tetën herë radhazi. Suksesin më të fundit, bardhezinjtë e zyrtarizuan edhe matematikisht pas fitores me përmbysje rezultati ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e javës së 33-të të Serie A.
Luan Hallulli jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijët në Abruzzo, në Pratola Peligna.
Të paktën 13 persona, përfshi këtu një fëmijë, kanë mbetur të vrarë gjatë së premtes mbrëma, kur një grup personash të armatosur hapën zjarr ndaj një organizimi festiv, në shtetin meksikan lindor të Veracruzit.
Bie në 3% numri i amerikanëve që mbështesin presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ky është rezultati më i ulët i vitit dhe vjen pikërisht pas sondazhit të realizuar nga Reuters/Ipsos, i cili u mbajt menjëherë pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Panairi i luleshtrydhes zhvillohet për të tretin vit radhazi në Frakull të Fierit, ku u prezantuan edhe gatime tradicionale, si dhe punime artizanale të zonës.
Kur ju shmangni taksën, një nga problemet është pastrimi i parave. Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro. Burri, Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur gruaja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.
Fushata presidenciale i ka lënë vendin heshtjes zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e çdo gjë është gati për zgjedhjet e së dielës, të gjashtat që prej krijimit të këtij shteti në vitin 1991.
Droga e fshehur në xhup dhe brenda një shtëpie në Montesilvano, solli arrestimin e një të riu shqiptar. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.T., 33 vjeç, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta.
Arritja mbresëlënëse e Ajaksit në Champions League, me një futboll spektakolar dhe lojë emocionuese, ka ndikuar në kalendarin e Federatës holandeze të Futbollit.
Të paktën shtatë persona u vranë nga një sulm në Ministrinë e Komunikacionit në Afganistan. Ngjarja u regjistrua në qendër të Kabulit, duke thyer qetësinë relative në kryeqytet. Ky sulm tregon edhe një herë kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë, pavarësisht përpjekjeve për të çelur bisedimet paqësore me talebanët.
Fëmijët e një çifti nga Kalifornia i kanë falur ata për vite tortura dhe urie, ndërsa prindërit e tyre u dënuan me burgim të përjetshëm.
Dita e ceremonisë martesore është një ditë e rëndësishme dhe për shumë vajza përzgjedhja e fustanit të nusërisë është një sfidë më vete.
Distanca e pikëve nga ndjekësit më të afërt nuk iu ushtronte presionin, që zakonisht karakterizon fundsezonin në shumë kampionate elitare, e Partizani e tregoi shumë mirë këtë në Fushë Krujë, ku përballë Kastriotit vendas që shpreson ende te mbijetesa, dhuroi një pikë.
Kompania shtetërore e Botsvana, “Okavango Diamond”, zbuloi të mërkurën diamantin më të madh ngjyrë blu, të gjetur ndonjëherë në vendin e Afrikës jugore. “20.46 karatë, guri i çmuar është një më të rrallët në botë “, tha kompania në një deklaratë.
Kandidatët presidencialë në Ukrainë kanë bërë fushatë intensive para balotazhit të së dielës, e madje edhe disa orë para debatit televiziv të mbajtur në stadiumin olimpik të kryeqytetit.
Shpata, mburoja dhe “selfie”. Një autobus turistësh është përfshirë tërësisht nga ethet e “Game of Thrones”. Që nga ngritja meteorike e serialit në vitin 2011, fansat i janë drejtuar Irlandës së Veriut, ku janë filmuar pjesa më e madhe e skenave.
Dashuria e tij për klubin është e paprekshme, por raportet nuk janë më ato idiliket, që karakterizonin Lorenzo Insignen dhe skuadrën e Napolit muaj më parë.
Parqet kombëtare shpesh shihen si një simbol i krenarisë kombëtare dhe përdoren për ruajtjen e kafshëve të egra dhe të natyrës. Ja një vështrim në disa parqe të bukura në mbarë botën.
Robert De Niro ka kritikuar sërish Donald Trumpin, duke e quajtur presidentin amerikan një humbës të madh dhe aspirant për gangster.
Policia në Irlandën e Veriut ka arrestuar dy adoleshentë në lidhje me vrasjen e një gazetareje, gjatë një proteste në qytetin Londonderry.
Një arkë e shekullit të 14-të që përmbante më shumë se 550 monedha ari të rralla dhe argjendi që potencialisht ka vlerë 150 mijë paund është zbuluar në Buckinghamshire.
Një murg budist nxjerr një shishe të vogël vaji kanabisi dhe hedh një pikë në gojë. Ai është vetëm një nga të shumtët që i janë bashkuar një festivali marijuane në Tajlandën verilindore, ku ka gjithnjë e më shumë entuziazëm për një “boom” të marijuanës mjekësore.
Kryetari i Bashkise Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen në zyrat e Gjendjeve Civile me adresën e sakte ku banojnë. Gjate mbjelljes së pemëve me banorë të rrugës ‘Jordan Misja’, ai kujtoi se hapësira ligjore e vendosur nga qeveria u mundëson regjistrimin pa pagesë me adresën e saktë të banimit deri në fund të prillit.
Jemi mësuar të shohim kontrolle të shumta policie për shkaqe e motive të ndryshme, mes të cilave edhe kontrollet antidrogë.
Grupimet e para politike në Shqipëri nisën të shfaqen në muajt tetor dhe nëntor të vitit 1920. Brenda hapësirës së pak javëve forcat e reja u vendosen në kampe kundërshtare duke i dhënë udhë përplasjeve të ashpra.
Diktatori sovjetik Jozef Stalin terrorizoi popullin e tij, por për herë të parë një sondazh thotë se shumica e rusëve e vlerëson atë. Qendra ‘Levada’ , anketoi rusët e moshës 18 vjeç e lart në 137 qytete gjatë muajit mars. Rezultati: 51% e respektojnë, si dhe e admirojnë Stalinin. Në vitet 1930, terrori komunist i Stalinit përfshiu BRSS, dërgoi miliona persona në kampet e punës.
Ambasada e Shteteve të Bashkura në Prishtinë ka përshëndetur kthimin e qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri, duke konsideruar se Kosova ka treguar me këtë hap një shembull të rëndësishëm në botë.
Autoritetet e Kosovës thanë të shtunën se kanë sjellë nga Siria 110 qytetarë kosovarë, kryesisht gra dhe fëmijë, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.
Manchester City “hakmerret” ndaj Tottenham Hotspur për eliminimin nga Champions League.
Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, pas lajmit të marrë se në zonën e tyre do të ndërtohen 4 hidrocentrale, kanë dalë në protestë.
Me dhjetëra besimtarë e nisën ditën me lutje në kishën e Shën Palit, në Tiranë.
Pasi ranë në dy muajt e parë të vitit eksportet shqiptare u gjallëruan gjatë marsit lajmëroi Instituti i Statistikave.
Skadimi i afatit ligjor për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale përkon jo vetëm më pushim zyrtar të administratës së KQZ, por edhe me të dielën e Pashkëve. Për këtë arsye subjektet politike do kenë dy ditë më shumë kohë për t’u bërë pjesë e garës.