Tyringji: E majta fitoi – rënie e madhe e CDU dhe SPD

28/10/2019 17:34

Në zgjedhjet e sotme të zhvilluara në Tyringji u shënuan rezultate pjesërisht të papritura. Humbësit më të mëdhenj – dy partitë e koalicionit qeveritar federal – CDU dhe SPD.

Më së shumti vota në zgjedhjet e landit në Tyringji ka fituar sërish partia E Majta, në krye me kandidatin e saj Bodo Ramelow, i cili edhe deri tani ka qenë kryeministër i këtij landi. Ramelow është kryeministri i vetëm i cili vjen nga partia E Majta në landet e Gjermanisë. E Majta ka shënuar, sipas rezultateve të para, një rezultat rekord, me rreth 30,6 % të votave. Vendin e dytë e ka zënë partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani, AfD, me rreth 23,6%.
jo parti ka fituar mbi 13 % vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve janë partia kristiandemokrate CDU e kancelares Angela Merkel, me rreth 22,1% të votave, që do të thotë se partia CDU ka humbur mbi 11 % të votave, krahasur me zgjedhjet e kaluara në këtë land. Njëkohësisht partia socialdemokrate, SPD ka rënë nën numrin dyshifror të votave, me vetëm rreth 8,3% të votave. Janë këto rezultatet më të dobëta të CDU dhe SPD në këtë land.

Në parlamentin e landit, sipas të gjitha gjasave edhe ekologjistët dhe liberalet me rreth 5% të votave. Por këto parti ende nuk janë të sigurta se do të futen në parlamentin e landit. Pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 65% ka qenë shumë më e lartë se në zgjedhjet e kaluara (52,7%).

Kryeministri i deritanishëm Bodo Ramelow ishte i kënaqur me rezultatet e arritura. Ai tha se e ndjen veten të konfirmuar shumë qartë për të krijuar qeverinë e re të landit Tyringjia. Mirëpo krijimi i qeverisë nuk do të jetë fare i lehtë, sepse koalicioni i deritanishëm i majtistëve me SPD dhe ekologjistët, sipas të gjitha gjasve, nuk do të mjaftojë, për shkak të rezultateve të dobëta të dy partive të fundit.DW

Top Channel