Janë të paktën pesë deputetë të Kuvendit që kanë shprehur dëshirën dhe kanë bërë kërkesën për t’u bërë pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat. Kjo u konfirmua nga Korab Lita, anëtar i këtij grupi, i cili theksoi se kërkesa e tyre nuk është pranuar.

Në emisionin Top Talk në Top Channel, Lita përmendi katër nga pesë emrat që kërkuan të bëhen pjesë e këtij grupi: “Ligoraq Karamelo, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj, Krenar Ryçi”.

“Ne kemi një vendim të Grupit Parlamentar se si pranohen, si përjashtohen (deputetët). Janë shqyrtuar të gjitha kërkesat e këtyre deputetëve dhe është vendosur me 5 vota pro dhe 1 kundër mospranimi i tyre”, shtoi Lita.

  Top Talk/ Kush po e kërcënon deputeten Hajdari?!

  “Në PD nuk ka demokraci. Ja cili është shkaktari”. Deputeti Korab Lita e thotë në Top Talk

Top Channel